Pse është i rëndësishëm mësimi i gjuhës së Kur’anit?

Gjuha arabe është njëra ndër gjuhët më të njohura botërore. Bënë pjesë në grupin e gjuhëve semite, e cila ka morfologji dhe sintaksë më të zhvilluar, po ashtu vokabular më të pasur. E flasin më shumë se dyqind milion njerëz përfshirë botën arabe, kurse në një farë mënyrë e shfrytëzojnë dhe e studiojnë muslimanët në gjithë botën. Sipas studimeve të George Webera (Language tuday) gjuha arabe është gjuha e pestë në botë sipas shtrirjes e cila vjen pas gjuhës kineze, angleze, spanjolle dhe hindu/urdishte.

Kombet e Bashkuara në vitin 1974 arabishten e kanë pranuar si një ndër gjashtë gjuhët zyrtare në botë. Qeveritë e njëzet vendeve e përdorin arabishten si gjuhë zyrtare dominonte në shtetet e tyre. Gjatë Mesjetës, gjuha arabe ka qenë gjuhë kryesore e kulturës dhe shkencës, e që ka rezultuar me shumë arabizma në nomenklaturën e gjuhëve evropiane në lëmin e filozofisë, astronomisë, astrologjisë, matematikës, algjebrës, medicinës dhe shkencave të tjera. Do t’i përmendim disa nga shkencëtarët më të shquar arabo-islam: Ibn Sina (në Perëndim i njohur si Avicenna) ka qenë “doktor i gjithë doktorëve”. Xhabir ibn Haiyan (Geber) themelues dhe “babai i kimisë”; Ibn Rushdi (Averroes) llogaritet si një ndër bartësit e mendimeve islame, si edhe filozofisë dhe teologjisë euro-perëndimore; Ebu Merwan ibn Zuhr (Avenzoar) matematicienti i njohur arab; Abdullah ibn Ahmed ibn el-Baitar mjeku dhe farmaceuti më i shquar i Spanjës islame të Mesjetës. Kush i pari shpiku eksperimentet në lidhje me astronominë? Shumica e njerëzve do të thonë: Galileo, Ptolemy ose ndonjë tjetër shkencëtar. Përgjigjja e vërtetë është se ata kanë qenë shkencëtarët islam Muhammed ibn Ahmed El-Biruni dhe Ahmed ibn Muhammed ibn Kesir El-Ferghani..Gjuha arabe, gjithashtu, paraqet edhe një ndër gjuhët më të rëndësishme në shumë vende të tjera të botës. Është me rëndësi të shënohet që gjykim të plotë mbi ndodhitë dhe rastet politike të cilat mbizotërojnë në Lindjen e Mesme: Palestinë, Irak, Liban, etj., mund të kenë në radhë të para ata që hulumtojnë gjuhën arabe, kulturën dhe traditën. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri te e vërteta të cilën mediat monolinguale rrallë u ofrojnë teleshikuesve të tyre mbi vuajtjet e viktimave të pafajshme arabe.

Pse Kur’ani është i zbritur në arabisht?

Përgjigjen në këtë pyetje do ta gjejmë në ajetet vijuese në të cilat Allahu, xh.sh., thotë:

“Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.” (Merjem, 97.)

“Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t’u zbritën) janë ajetet e librit të qartë. Ne e zbritëm atë Kur’an arabisht, ashtu që ta kuptoni.” (Jusuf, 1.-2.) Në komentimin e këtij ajeti në tefsirin e tij Ibn Kethiri shënon: “Sepse, gjuha arabe është gjuha më elokuente, më e gjerë dhe më e qartë, e që me të më mirë tregohen kuptimet të cilat fshihen në shpirtrat e njerëzve. Për atë Libri më i ndershëm është shpallur në gjuhën më të ndershme, të Dërguarit më të ndershëm, nëpërmjet melaqes më të ndershme në vendin më të ndershëm të botës. Zbritja e tij ka filluar në muajin më të ndershëm të vitit – në ramazan dhe në çdo pikëpamje është i kompletuar.

“Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.” (Ta Ha, 113.)

“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim), duke qenë Kur’ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.” (Ez-Zumer, 27.-28.)

“Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë. Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.” (Fusilet, 1.-4.)

“Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.” (Esh-Shura, 7.)

“Ha, Mim. Pasha librin (Kur’anin) sqarues! S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.” (Zuhruf, 1.-4.)

Në tefsirin e këtij ajeti Ibn Kethiri thotë: “Nderin të cilin e përjeton Kur’ani në sferat e larta (te melaiqet) është shumë i qartë. I Lartësuari thotë: “ai” Kur’an është, “në Librin amzë” në Levhi Mahfudh – librin e ruajtur mirë, “tek Ne” i “vlerësuar”, gëzon famë të lartë, prestigj dhe nder. I “përkryer”, d.m.th., i saktësuar me përkryeshmëri, pas as ndonjë ngatërresë dhe kundërthënie.”

“Thuaj: “Atë (Kur’anin) e solli “Ruhul Kudus” – shpirti i shenjtë – plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.” (En-Nahl, 102.-103.)

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber). (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe. (Esh-Shuara, 192.-195.)

“Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur’anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.” (Er-Rad, 37.)

E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët. (El-Ahkaf, 12.)

A do të flasin arabisht banorët e Xhennetit?

Duhet pohuar që as në Kur’an e as në hadithet autentike nuk përmendet gjuha me të cilën do të komunikojnë banorët e Xhennetit. Ajo që përmendet janë disa transmetime (athar) ndër të cilat është edhe ky që e transmeton Et-Taberani në (El-Evsat), El-Hakimi, El-Bejheki në (Shu’abu-l-imanu) dhe të tjerë që Ibn Abbasi, r.a., ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: Doni arabët për tri arsye: për arsye se unë jam arab, për arsye se Kur’ani është shpallur në gjuhën arabe dhe për atë që gjuha arabe është gjuhë e banorëve të xhennetit.”

Ibn Xhevziu për këtë hadith thotë që është apokrif. Edh-Dhehebiu thotë: “Jam i mendimit që ky hadith është i shpikur (mawdu).” Gjithashtu, El-Albani në veprën e tij (Es-Silsileh ed-da‘ifeh) thekson që hadithi është i shpikur. Nga këto shembuj tregohet qartë që nuk ekziston argument autentik (sahih) për atë se me çfarë gjuhe do të flitet në Xhennet. Për atë shkak rekomandohet përmbajtja nga polemika, e që në vend të këtyre çështjeve të orientohemi në gjërat të cilat do të na sjellin mirësi në këtë botë. Shejh-l-islami Ibn Tejmijje, rahimehullah, është pyetur: “Në cilën gjuhë Allahu xh. sh., do t’ju flas njerëzve në Ditën e Gjykimit? A do t’ju flas me gjuhën e arabëve? A është e vërtetë që gjuha e banorëve të Xhehennemit do të jetë persishtja, ndërsa gjuha e banorëve të Xhennetit gjuha arabe?” Ibn Tejmijje është përgjigjur: “I lavdëruar qoftë Allahu, xh.sh., Zoti i gjithë botëve. Nuk është e njohur se me cilën gjuhë do të komunikojnë njerëzit në Ditën e Gjykimit, ose më cilën gjuhë do t’i dëgjojnë (kuptojnë) fjalët e Allahut, i Lartësuar qoftë Ai. Për të nuk ka lajmëruar Allahu, xh.sh., as i Dërguari i Tij, s.a.v.s. Nuk është e vërtetë që gjuha e banorëve të Xhehenemit do të jetë persishtja, as që arabishtja do të jetë gjuhë e xhennetlinjve. Nga fjalimet e as’habëve nuk na është e njohur (Allahu qoftë i kënaqur me to) diç që do të orientonte në të, sepse me dëshirë u janë përmbajtur fjalimeve mbi ato çështje duke menduar se çështjet e tilla dhe të ngjashme dhe diskutimet janë të panevojshme. Në lidhje me këtë çështje ndërmjet dijetarëve të vonshëm kanë ekzistuar mospajtime. Disa prej tyre kanë përfaqësuar mendimin ashtu që gjuha e xhennetlinjve do të jetë arabishtja, gjersa gjuha e xhehennemlinjve do të jetë persishtja. Ndërkaq, të tjerët, theksojnë që gjuha me të cilën njerëzit do të komunikojnë në botën tjetër do të jetë gjuha para-arabe , d.m.th., paragjuha e gjithë gjuhëve tjera me të cilën ka folur Ademi, a.s. Për mendimet e theksuara nuk ka bazë as argument, qoftë kjo në bazë të mençurisë apo të ndonjë teksti dhe lajmërimi. Allahu e din më së miri dhe Ai është më i Dituri. (Mexhmu’-l-fetava, 4/299)

Ndikimi i arabishtes në gjuhë të tjera

Si gjuhë e njërit prej religjioneve më të mëdha në botë dhe gjuhë zyrtare e shume shteteve dhe dinastive të cilat sunduan në të kaluarën, gjuha arabe la gjurmë edhe në gjuhë të tjera të botës. Gjuha arabe (njëra ndër 6912 gjuhëve të cilat sot ekzistojnë në botë) është bërë, jo vetëm se gjuhë fetare e të gjithë muslimanëve, por edhe bartëse e kulturës islame dhe civilizimit në përgjithësi. Është e padiskutueshme se ndikimi i saj është shtrirë si në gjuhët e popujve muslimanë ashtu edhe te shumë të tjerë përgjatë Azisë, Afrikës dhe edhe Evropës. Ndikimi i saj është shtrirë edhe në gjuhën tonë me ardhjen e turqëve të cilët me islamin sollën edhe gjuhën arabe. Turqizma të shumtë që i shfrytëzojmë në gjuhën tonë, në realitet janë arabizma të cilat i shfrytëzojmë në jetën tonë të përditshme. Kështu p.sh. fjalët: haxhar, sokak, kenifa… etj, kanë rrënjë arabe. Nuk duhet habitur me faktin që gjuha arabe ka ndikuar shumë edhe në gjuhën angleze (gjuhë e kohës bashkëkohore). P.sh. në SHBA gjuha arabe, pas gjuhës simbolike amerikane shënon rritjen më të madhe nga gjithë gjuhët tjera. Do t’i përmendim disa shembuj të fjalëve angleze me prejardhje arabe: admiral prej ameeral (komandant); algebra prej al-xhebr (shkenca e algjebrës); almanac prej al-manaakh (kohë, kalendar); amber prej anber ((Jantar) qelibar i verdhë, majordomus, administrator); camel prej xhemel (deve); carat prej qiraat (matës për flori); cotton prej qutn (pambuk); gazelle prej ghazaal (gazelë)… etj. (shih: Al-Mawrid). Gjithashtu, gjuha arabe ka lënë gjurmë edhe në gjuhën spanjole të cilën e shohim nga shembujt vijues: alcazar prej el-qasr (kështjellë, saraj); acebibe prej ar. zebibe (rrush i thatë); aceituna prej az-zeitun (ulli); adalid prej dalil (udhëheqës); adarme prej dirhem (matje); alacenah prej hizanah (vitrinë); loco prej lowqa (marrëzi, budallallëk)… etj. (Shih: Ndikimi i arabishtes në gjuhë të tjera, The Free Dictionary)

__________________

Autor: Abdulkadir Inxhiq

Përktheu: Mehas Alija

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!

HAPSIRE REKLAMUESE