Porosia e Edebeliut ndaj sulltanit, Osman Gaziut

”O bir!
Ti je bej, princ, dhe, pas kësaj, zemërimi na takon neve, butësia, ty; prekja në zemër, neve, fitimi i zemrave, ty; akuza për faj, neve, pranimi, ty; dobësia, vetëmashtrimi, neve, mirëkuptimi, ty; ngatërresat, përfytjet, mosmarrëveshjet, neve, drejtësia, ty; syri i keq, goja sa një çorape, vlerësimi i padrejtë, neve, falja,ty!…”

”O bir!

Pas kësaj, përçarja na takon neve, pajtimi, ty; përtacia, neve, tërheqja e vërejtjes, inkurajimi, formimi ynë, ty!…”

”O bir!

Ngarkesën e ke të rëndë, punën, të vështirë, fuqinë, të lidhur për një qimeje… Allahu të qoftë ndihmëtar! Princërisë t’i dhëntë bekim! Ta bëftë të dobishme në rrugën e të Vërtetës! Dritës t’i dhëntë shkëlqim! Ta bëftë dritën të të shkojë larg, shumë larg! Të dhëntë fuqi ta mbash barrën, të dhëntë mendje dhe zemër që të të mos rrëshqasë këmba!”

”O bir!

Të jesh i fortë, i fuqishëm, i mençur e i gojës!… Por po s’e dite se ku dhe si do t’i përdorësh këto, ikën tutje me erën e mëngjesit, zemërimi dhe egoizmi të bërë bashkë, ta mundin arsyen. Prandaj të jesh gjithmonë i durueshëm, i vendosur dhe i zoti i vullnetit tënd!…

Durimi ka shumë rëndësi. Një princ apo sundimtar duhet të dijë të durojë. Lulja nuk çel para kohe. Dardha e pabërë nuk hahet; edhe po ta hash, të ngel në fyt. Edhe shpata pa dije është krejt si dardha e pabërë!

Populli yt le të jetojë si di. Mos ia kthe shpinën popullit! Ndjeja qenien në çdo kohë. është kjo kulturë që edhe e drejton, edhe e mban gjallë shoqërinë!”

”O bir,

Njerëzit ekzistojnë në agim lindin dhe në ezanin e mbrëmjes vdesin!

Bota s’është e madhe siç ta shohin sytë. Të gjitha të fshehtat e pa zbuluara, të panjohurat, do të dalin në dritë të ditës vetëm me virtytin dhe drejtësinë tënde! Respektoi nënën dhe babain! Dije se begatia është bashkë me të mëdhenjtë!

Në këtë botë, po humbe besimin, ndërsa i blertë, thahesh, kthehesh në shkretëtirë!

Bëhu fjalhapur! Mos e merr çdo fjalë me vete! Po i pe gjërat që është më e dobishme madje të nevojshme të fshihen, mos i thuaj; po i dite mos i trego mos shko në atë vend ku të duan, aq shpesh sa të bëhesh i mërzitshëm se të tronditen dashuria dhe konsiderata!..”

Të të vijë më keq për dijetarin mes injorantëve, për atë që ka qenë i pasur dhe është varfëruar dhe për atë që e ka humbur konsideratën ndërsa ka qenë i respektuar!

Mos harro se ata që zënë vend lartë, nuk janë aq në siguri sa ata  të poshmit!

Mos ki frikë nga lufta ku ke të drejtë! Ta dish se më të mirit kalë i thonë dori dhe më të mirit trim, deli!

Fitorja më e madhe është ta njohësh vetveten. Njeriu është armik i vetvetes! Por kur e njeh vetveten, bëhet mik i vetvetes!

Po u ul, njeriu nuk ngrihet aq lehtë! Po, s’lëvizi, njeriu mpihet. Me t’u mpirë, nisë të llomotisë dhe llomotitja kthehet në thashetheme. Dhe pasi të nisin thashethemet, fillon prishja: miku bëhet armik, armiku bëhet lugat!

Fuqia e personit një ditë shteron, por dija jeton. Drita e dijes hyn brenda edhe nëpërmjet syve të mbyllur, madje, fiton dritë!

Gomari ngordh, i mbetet samari; njeriu vdes, i mbetet emri! Duhet qarë jo ai që shkon, por ai që s’lë gjë pas! Gjëja e lënë pas  duhet vazhduar!

S’kemi të drejt të rrimë, të pushojmë, sepse s’ke kohë, kurse afatin e kemi të shkurtër!

Dashuria duhet të jetë baza e çështjes. Kurse shprehja e dashurisë bëhet heshtazi,jo me të bërtitur, as vetëm me të parë!

Ai që s’e njeh të shkuarën, s’e njeh dot as të ardhmen. Osman, njihe mirë të shkuarën që të ardhmen ta shohësh saktë! Mos harro nga ke ardhur që të mos harrosh ku do të shkosh!”

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. arsim

    ne patjeter duhet te ndjekim konceptin e osmanlinjve,turqis se sotshme.nuk ka dyshim ne konceptet hanefite dhe udheheqesit osmanlinj apo turq,te cilet i pati lakmi dhe paralajmeroi se ata so te jeni te lavderuarit.te bashkohemi te gjithe me turqine e drejte,turqien e shkences demokracise,dijes,drejtesis,forces,bamiresis,keshtu eshte islami e jo izolim apo fundamentalizem.theras ne perkrahje te AHMET DAVUTOGLUT, pikerisht ai eshte njeriu te cilin e presim.Themeluse i kesaj qeverie figura me e drejte me e moralshme NECMEDIN ERBAKAN,te ndjekim njerezit qe ai i la pas,si ERDOGAN ,DAVUTOGLU,.Baashkohuni o musliman per rugen e dijes e jo te asaj te percarjes,mos ndjekni ryma percarese te financuara nga britaniket qe na i kurdisn datin ende ne pa lindur qysh ne vitin 1900.

    TE GJITHE SE BASHKU PER TURQINE E DREJTE,PER NJE SUNDUES TE DREJTE QE E LAVDEROI MUHAMEDI A.S.

  2. Ehlisunni

    Subhanall-llah, patjtetër që do të dalë një njeri i madh, nga burimi i këtzrë fjalëve prekëse, dhe këshillave të domosdoshme për atë që dëshiron që të ketë triumfin në të dy jetët, All-llahu na udhëzoftë se vetëm kur e krahasojmë veten me njerëz të këtillë e kuptojmë ku gjendemi ne sot, e ku duhet të jemi.

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!