Jasemin Al-Sejjid, vajza nëntëvjeçare të cilës iu ndalua bartja e hixhabit në hapësirat e shkollës Montezart në kryeqytetin e Kilit Santiago, përsëri e fitoi lejen që të regjistrohet dhe të vazhdojë mësimin në këtë shkollë, njofton IKNA.
Kjo gazetë njofton se zyrtarët e shkollës e cila gjendet në periferinë e Santiagos, duke pretenduar se shamia konsiderohet diçka tjetër jashtë uniformës së shkollës, nuk lejuan regjistrimin e vajzës muslimane për të vazhduar shkollimin. Por, prindërit e vajzës u ankuan ndaj zyrtarëve të shkollës.
Santiago Times njofton se ministri i arsimit në qeverinë e Kilit Joakin Lavin gjatë një prezantimi në qendrën Islamike të Santiagos ka shprehur përkrahjen e vetë ndaj kësaj familje. Ai në këtë mbledhje ku ishin prezent edhe ambasadorët e disa vendeve arabe, është shprehur se zyrtarët e qeverisë kanë kontaktuar shkollën ku mësonte vajza dhe ajo tashmë mund të ndjek mësimet, natyrisht duke bartur hixhabin.
Lavin deklaroi: “ Ligjet e arsimit dhe edukimit mbështesin të drejtën e Jaseminës për të mbajtur shaminë bashkë me uniformën e shkollës, sepse shamia është një simbol fetarë që bartet në bazë të bindjeve të thella fetare.”
Ai gjithashtu ka shtuar: “Në Kili nuk duhet të ekziston asnjë diskriminim fetarë përderisa ky vend është i obliguar që ta njoh zyrtarisht diversitetin kulturorë dhe etnik.
Pas këtyre deklaratave, zyrtarët e shkollës Montezart kanë njoftuar Jaseminin se mund të vazhdoj shkollimin duke bartur edhe shaminë e saj.
Muslimanët në Kili përbëjnë më pak se 1% të popullsisë në këtë vend.
(BR)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!