Simpozium mbi jeten dhe vepren e H. Hafiz Sabri Kocit

Pasditёn e datës 12 nёntor 2010, Myftinia Shkodёr ka organizuar një simpozium nё pёrkujtim tё jetёs dhe veprёs sё Kryetarit tё parё tё Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё pas komunizmit Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Aktiviteti ka nisur me kёndimin e njё pjese kur’anore nga H. Shukri Kapllan. Mё pas, nё fjalёn e rastit, Imam Muhamed Sytari, ёshtё ndalur te disa vlera tё ixhazetit me tё cilin u diplomua Hafiz Sabri Koçi, te porositё me tё cilat u dёrgua si imam dhe te njё letёr me tё cilёn ai i drejtohet mikut tё tij, Hafiz Qamil Tresi.  Nё fjalёn e tij, ai ka theksuar se po tё ishte e mundur tё pёrmblidhej jeta e kёtij Hoxhe tё nderuar nё dy fjalё, ajo do tё ishte: shёrbim i sinqertё pёr fenё islame dhe interesat kombёtare tё kёtij vendi.

Mё pas ka referuar studiuesi Smajl Bala, i cili ka bёrё njё jetёshkrim tё Hafiz Sabri Koçit, duke vёnё nё dukje momente tё rёndёsishme nga jeta e tij. Nё temёn e  tij me titull: “Hafiz Sabri Koçi- i palodhur nё shёrbim tё fesё islame”, ai ka zbardhur fakte interesante mbi jetёn dhe veprёn e hoxhёs sё vjetёr shkodran, qё i priu rinisё shkodrane mё 16 nёntor 1990 nё rihapjen e xhamisё sё Plumbit..

Nё referatin e tij me titull: “Kontributi i Hafiz Sabri Koçit nё rimёkёmbjen e Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё”, Ma. Genti Kruja, Drejtor i Kulturёs dhe Dialogut Ndёrfetar nё Komunitetin Mysliman, ka folur mbi rolin e rёndёsishёm qё ka luajtur Hafiz Sabri Koçi nё ngritjen dhe zhvillimin e Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё. Nё fjalёn e tij, ai ka bёrё njё pёrshkrim tё hollёsishёm tё krejt fushave nё tё cilat H. Sabri Koçi ka dhёnё kontributin e tij nё zhvillimin sa mё normal tё Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё.

Ndёrsa imami i xhamisё “Ebu Bekёr”, teologu Idmir Plaku, ka referuar temёn me titull: “Roli i institucioneve fetare nё integrimin shpirtёror tё shoqёrisё”, ku ka sjellur nё vёmendje tё auditorit kujtime interesante qё lidhen me emrin e mirё tё Hafiz Sabri Koçit nё botёn arabe-islame. Nё fjalёn e tij ai ka theksuar se roli dhe kontributi i institucioneve fetare islame, tё ngritura pas viteve ’90, nё integrimin shpirtёror tё shoqёrisё shqiptare, ka qenё dhe vazhdon tё jetё i dukshёm dhe jetik pёrё kёtё vend.

Nё referatin e tij: “Vlerёsime rreth personalitetit tё Hafiz Sabri Koçit”, teologu Evans Drishti, ka mbledhur vlerёsime tё shumta nga personalitete tё shumta tё kёsaj kohe, rreth personalitetit tё Hafiz Sabri Koçit. Nё fjalёn e tij ai ka pёrmendur personalitete tё shumta shqiptare dhe joshqiptare, qё e kanё vlerёsuar lart kontributin e tij nё ruajtjen e vlerave islame dhe kultivimin e tyre te brezat e ardhshёm.

Nё mbyllje tё kёtij simpoziumi, ka pёrshёndetur edhe z. Hiqmet Bekteshi, i cili ka rrёfyer me shumё emocion disa momente tё marrёdhёnies sё Hafiz Sabri Koçit me mёsuesin e tij, H. Muhamed Bekteshi.

Nё kёtё aktivitet kanё prezantuar edhe prefekti i Shkodrёs, z. Maxhid Cungu, Kryetari i Kёshillit tё Qarkut Shkodёr, z. Gjovalin Kolombi, Kryetari i Kёshillit tё Bashkisё Shkodёr, z. Bardhyl Lohja, z. Agron Hoxha, anëtar i Kryesisë sё K.M.SH-së dhe Drejtor i Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, studiues, intelektualё, tё afёrm e familjarё tё Hafiz Sabri Koçit, etj.

Pas kёtij simpoziumi, tё pranishmit kanё patur mundёsinё tё kёmbejnё mendimet, kujtimet dhe pёrshtypjet e tyre nё njё koktejl tё organizuar me kёtё rast.

(KMSH)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!