Nuri al-Maliki rizgjedhet kryeministër i Irakut

Nuri al-Malikit iu caktuan 30 ditë të formojë qeverinë e re të Irakut pasi u rizgjodh si kryeministër.

Hapi për formimin e qeverisë së re vjen pas rezultateve të ngushta në zgjedhjet e marsit, në të cilat asnjë parti nuk e siguroi shumicën, raporton REL.

Sipas marrëveshjes së blloqeve politike, lideri kurd Xhalal Talabani mbeti president, ndërsa kryetar i parlamentit u zgjodh suniti Osama al-Nuxhafi.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!