A mund të shfrytëzohet revolja që e përdorin kasapët gjatë therjes së kurbaneve, në mënyrë që, p.sh., kaun, ta rrëzojnë më lehtë?
Gjithashtu, a mund të marrin pjesë bashkërisht ata që therin kurban për të vdekurit dhe ata të cilëve u është bërë vaxhib kurbani? P.sh., tek gjedhi të futen tre kurbane për atë që u është bërë vaxhib dhe dy për të vdekur, domethënë për shpirtrat e tyre, pavarësisht se për të parët është vaxhib dhe për të dytët sadaka.
Përgjigjja:
1. Është më mirë që kurbani të theret në mënyrën tradicionale, pa shfrytëzuar revolen për topitje (trullosje). Në qoftë se është i domosdoshëm përdorimi i tij, atëherë lejohet, mirëpo me kusht që të mos e mbys kafshën dhe të mos i shkaktojë rrjedhje të gjakut.
2. Lejohet që të marrin pjese bashkërisht në një kurban ata që u është bërë vaxhib si dhe ata të cilët therin sipas testamentit për vdekurit e tyre, duke e pasur parasysh se të gjithë kanë qëllimin të therin kurban, e jo me qëllim të arrin tek mishi.
_____________
Dr. Enes Ljevakoviq,
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.rijaset.ba
Përktheu: M. A.
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
S.A. Sa i perket therjes te Bagetis. kemi 3.lloj therjesh 1.Therje me vrasje, trollim.Čar fitojm ne kete menyr.Ramja e zemres ne minuk 40. here , qe don te thot se ne kafshen kemi , Urinen, Gaznat helmuse, dhe helmet.HARAM ne gjendje normale. 2. Therje me demtimin e palces, ramje te Zemres e kemi me 80. ramje te Zemres ne minut. Qe don te thote se ne kafshen kemi Gaznat helmuse . 3. therje ne parimet Islame Bagetija duhet te jese e pushume dhe kur te theret mos te demtohet Palca e bagetis, atehere e kemi mishin e paster dhe ramjen ne minut 180 here, kjo eshte islame
nuk lejohet te trullohet me revole jo kurbani por as nje kafsh(shkenctarisht eshte e vertetuar) sepse gjaku i nuk derdhet krejtsisht prej trupit te kafshes keshtu qe mundeet te vij deri tek disa semundje tek njerzit disa vende edhe e kan te ndaluar te i trullosin me revole dhe qekiq .
Disa shkenctar gjerman nuki di me emra thon se menyra me e mir e prerjes se kafsheve eshte menyra islame te i lidhen kembet dhe me thik te therret .
kurbanin se ka prer ibrahimi a/s me revole ore burr .