Kryeministri i Turqisë, Rexhep Erdogan u prit me ceremonitë më të larta shtetërore në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Para ndërtesës së Qeverisë ai u prit nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, dhe personalitete të tjera të Qeverisë në dorëheqje. Pas ekzekutimit të himneve të të dy vendeve dhe parakalimit para Gardës ceremoniale të FSK-së, e rreshtuar për nder të mysafirit të lartë turk, Erdogan bashkë me Thaçin u ndalën në një bisedë të përzemërt e miqësore, e cila sapo ka filluar.
Ndërkohë mysafiri i lartë nga Turqia do të takohet edhe me presidentin në detyrë, Jakup Krasniqin.
Pas takimeve pritet që ai dhe mikpritësit të prononcohen për mediat rreth përmbajtjes së bisedimeve.
Kryeministri turk Erdoan gjatë ditës do të vizitojë edhe vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të merr pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Kryeministri Erdoan do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit turk në Prizren dhe Mamushë.
Në Prizren ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës. Me këtë rast ai do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit.
Recep Erdogan do të qëndrojë në Kosovë edhe nesër.
Turqia është njëri nga vendet që ka mbështetur Kosovën në të gjitha fazat e përpjekjeve për liri e pavarësi, ndërkaq pas luftës ka qenë një nga donatorët më të fuqishme të zhvillimit ekonomik. Aktualisht ajo po zhvillon disa projekte me rëndësi vitale për Kosovën./koha/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!