Iran, Sakineh do të ekzekutohet nesër

43-vjeçarja iraniane Sakineh që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës do të ekzekutohet nesër.

Sipas mediave ndërkombëtare gruaja, e cila u shpall fajtore nga organet e drejtësisë iraniane për tradhëti dhe për bashkëpunim në vrasjen e bashkëshortit të saj, do të ekzekutohet me gurë, një prej ndëshkimeve më të rënda me vdekje që përdoret në vendin islamik.

Lajmin e bëri të ditur Komiteti Ndërkombëtar kundër ekzekutimit me vdekje.

Cështja e Sakineh mobilizoi mbarë botën perëndimore, duke bërë që autoritetet iraniane të pezullonin për pak kohë dënimin me vdekje./botasot/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!