Ç’thoni lidhur me citatin të cilin e transmetojnë vehabinjtë nga Imam Ebu Hanife r.a.: “Kur është pyetur për mendim për ata të cilët thonë: Nuk e di a është Allahu në tokë apo në qiell!, Ebu Hanife r.a. thotë: Ka bërë kufër (mosbesim), sepse Allahu thotë: I Gjithëmëshirshmi qëndron mbi Arsh. Kurse Arshi i tij është mbi shtatë qiej. Pastaj është pyetur: Çka nëse thotë se Allahu është mbi Arsh por thotë se nuk di a është Arshi në tokë apo në qiej. Ebu Hanife thotë: Ka bërë kufër. (Uluww nga Dhehebiu sikur dhe Sherh Akidetu Et-Tahavij nga Ibn Ebi Iz Hanefij).”
Përgjigjja:
Përgjigjen tonë për këtë çështje e ka dhënë Mulla Alij El-Karij, në komentimin e veprës El-Fikh’ul-Ekber me titull Rewd’ul-Ez’her fi Sherhi Fikh’il-Ekber, ku thotë:
“Dhe përgjigjja në këtë është ajo që e ka theksuar Imam Izz ibn Abdusselam në librin Hal-lur-Rumuz: “Është thënë se Imam Ebu Hanife r.a. ka thënë: “Kush thotë: Nuk e di a është Allahu në qiej apo në Tokë, ka bërë kufër!” – sepse nga një fjalim i tillë mund të kuptohet se Allahu e ka ndonjë vend. Ai që mendon se Allahu e ka ndonjë vend ai është mushebbih.”
Nuk ka dyshim se Imam Izz ibn Abdusselam është nga dijetarët më të mëdhenj dhe më besnik dhe se është obligim mbështetja në të e jo në komentimin që e përcjell komentuesi, duke cekur se edhe Ebu Muti’u është person i cili konsiderohet gënjeshtar nga ana e dijetarëve të hadithit, siç e kanë deklaruar shumë sosh.” (Er-Rrevd’ul-Ez’her fi Sherhi Fikh’il-Ekber, Mulla Alij El-Karij, fq. 333-334; Dar’ul-beshair’il-islamijjeh, Bejrut, botimi 1, 1998).
Ndër gjerat që duhet t’i theksojmë në këtë përgjigje është edhe kjo se Imam Dhehebiu është penduar nga vepra e tij El-Eluww, nga e cila është marrë ky citat sikur edhe fakti se Ibn Ebi Izz është personi nga të cilët hanefinjtë kanë hequr dorë dhe nuk bënë të quhet hanefij dhe ai nuk ka asgjë të përbashkët me medhhebin hanefij. Ky person është antropomorfist, pjesëtar i sektit muxhessim, të cilin armiqtë e Islamit e quajnë hanefij, në mënyrë që njerëzit e padijshëm t’i mashtrojnë se ka të bëjë me dijetarin e njohur hanefij dhe me këtë t’i shpijnë në mashtrim në të cilin kanë rënë edhe vetë ata.
Zeriislam.com
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!