Gjykata e Kasacionit në Turqi ka vlerësuar se liria për të mbajtur velon islamike, e përdorur nga gratë për të mbuluar ballin, është kundër parimit të laicitetit.
“Tek parimi në fjalë bazohet Kushtetuta turke dhe Parlamenti me qeverinë duhet ta respektojnë këtë vendim”, ka deklaruar gjykata.
Në këtë mënyrë ka dështuar tentativa e partisë islamike të kryeministrit Erdogan për të krijuar një komitet me dy partitë më të mëdha të opozitës, për të rrëzuar ligjin që ndalon mbajtjen e velos për studentet dhe punonjëset shtetërore./TCH/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!