Pse imami gjatë namazit të sabahut, të akshamit dhe të jacisë lexon me zë, ndërsa në drekë dhe në iqindi lexon pa zë? Dhe, pse lexohet gjithmonë me zë vetëm në dy reqatet e para të farzit gjatë kohëve të namazeve të lartëshënuara?
Përgjigjja:
Principi në ibatetet (adhurimet) është që ato të mos mbështeten në arsyetimin racional, por në ndjekjen e asaj që është shpallur edhe dispozituar. I këtill është rasti edhe me leximin e kur’anit me zë dhe pa zë gjatë namazit në rekate të caktuara, sikur edhe me numrin e rekateve, numërin e namazeve, menyrën e të të falurit, etj. Pse kjo është kështu, në sheriat nuk është shpjeguar. Ekzistojnë disa tentime të dijetarëve që të arrijnë kuptimin e këtyre rregullave, mirëpo kjo i takon sferës së paragjikimeve dhe të të qëlluarit, andaj ne nuk do të ishim lëshuar në to.
_______________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.Rijaset.ba
Përktheu:
M. A.
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
veshi kenaqet me ate qe zemra e deshiron, andaj Gezim ‘i dashur’, veshi i atij qe nga keto bukuri traumatizohet eshte pasoj e zemres se tij te semure…
Uji ka nje shije, por gjuha e semure mendon se shija e ujit ndryshon
Gëzim Gashi , nese te pengon edhe Ezani apo falja e Namazit nuk e di qfar njeri je .
do te isha shum i lumtur qe te kishte altoparlante me zo ma te madh se ta knaqin zemren kur ndegjohet Ezani ose kur te falet Xhumaia ose naj vakt i Namazit .
Sa mirë do të ishte sikur të gjitha dhe gjithmonë të lexoheshin pa zë. Kështu nuk do të na traumatizonin me ulërima e piskamë nga altoparlantët.