Akademiku Zhivko Popov kirurg – urolog, dhe dr. Avzi Mustafa – metodist, janë fitues të çmimit shtetëror në fushën e shkencës dhe arsimit, vendosi Këshilli për ndarjen e çmimit.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës, çmimi “23 Tetori” për realizimin në sferën e kulturës dhe artit i jepet shkrimtarit Ivan Çapovski.
Këshilli e ka marrë vendimin për fituesit e çmimit në seancën e mbajtur më 6 tetor. Çmimi ndahet për realizimet shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore historik të Republikës së Maqedonisë.
Është për tu theksuar se prof. dr. Avzi Mustafa është edhe mik i portalit tonë Breziiri.com. Ne i urojmë dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në jetë dhe në punën e tij të më tutjeshme akademike.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!