Falja e namazit të teravisë jashtë ramazanit

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Na tregoni se për çfarë arsye namazi i teravisë falet vetëm gjatë muajit ramazan? Nëse ky namaz konsiderohet nga namazet nafile, pse atëherë të mos mund të falet edhe në muajt e tjerë? Për shembull, shumë prej nesh agjërojnë edhe në muajt e tjerë (e di që agjërimi në ramazan është farz – i detyrueshëm) por,  a duhet, ose a mundet, që të falet namazi i teravisë edhe në këto muaj? Apo ky është një lloj namazi i cili falet vetëm me xhemat, sikur namazi i xhumasë (këtu nuk dëshirojë që t’i përziej këto dy namazi), apo se mundet që të falet edhe në mënyrë individuale?

Përgjigjja:

Namazi i teravisë është një lloj specifik i namazeve nafile, që donë të thotë: nafile e cila ka shkakun (sebepin) e vet, e ai është muaji ramazan, në të cilin kryhen adhurime vullnetare shtesë, në mesin e të cilave bie edhe namazi i teravisë. Jashtë ramazanit është mirë që të falen nafile të rëndomta, por jo edhe me xhemat. As Pejgamberi a.s., por as edhe sahabët, nuk e kanë pasur praktikë që namazet e rëndomta, të përditshme, t’i falin me xhematë, prandaj, edhe ne këtë nuk e praktikojmë.

Ramazani ka specifikat e tij, duke përfshirë këtu edhe faljen e namazit të teravive me xhematë, dhe kjo specifikë nuk mund të përfshihet edhe në kohë të tjera, madje as edhe në ditët kur ne agjërojmë ditët e lëshuara të ramazanit. Nafileja në ramazan ka vlerën e farzit në kohëra jashtë ramazanit, dhe kjo veçori nuk përfshin kohët e tjera, duke i përfshirë këtu edhe ditët e agjërimit kaza.

_________________
Dr. Enes Ljevakoviq

Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të Bosnjës dhe Hercegovinës
www.rijaset.ba
Përktheu: M. A.
Shtator, 2010
www.breziiri.com

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!