Autokolona Evropiane për Gazën arrin në Turqi

Autokolona Evropiane për Gazën, e cila është organizuar për të përkrahur popullin palestinez dhe është nisur nga Anglia, pasi kaloi nga Franca, Italia dhe Greqia, hyri në Turqi nëpërmjet Pikës Kufitare Ipsala të Edrenesë.

Turmës së entuziazmuar që priti autokolonën me ndihma në Pikën Kufitare Ipsala, vullnetarët iu përgjigjën nga makinat duke ngritur lartë dy gishta në shenjë fitoreje.

Masakra në anijen “Mavi Marmara” nuk arriti të ndalë vullnetarët që dërgojë ndihma në Gaza.

Një numër i madh autokolonash me ndihma humanitare nga Evropa dhe shumë vende të Afrikës janë nisur drejt Gazës.

Autokolona Evropiane me Ndihma Humanitare për Gazën, e cila më datë 17 shtator u nis nga Londra për në Gaza dhe përbëhet nga 45 makina të përmasave të ndryshme, u fut në Turqi nga Pika Kufitare Ipsala e Edrenesë.

Autoritete nga Fondacioni i Ndihmave Humanitare, IHH dhe qytetarë prej Stambollit e rretheve të tjera përqark, e pritën autokolonën duke valëvitur flamuj turq e palestinezë.

Pas turneut 5-ditor në Turqi, Autokolona Evropiane për Gazën, e cila do të niset nga Porti Latika i Sirisë me traget për në Egjipt, nëse ky i fundit lëshon lejen përkatëse do të hyjë në Gaza nëpërmjet Pikës Kufitare Refah.

Në autokolonën me ndihma humanitare për Gazën gjenden rreth 90 vullnetarë nga 30 vende të ndryshme të botës.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!