Allahu i dhashë jetë të gjatë sunduesit të muslimanëve, le t’ia rrisë krenarin në plotësimin e begative dhe fisnikërinë e vazhdueshme, begatit që ia dhuroi në këtë botë, le të jenë urë lidhëse me begatitë në botën e amshueshme (Ahiretit) begati këto të cilat nuk shteren e as perëndojnë, dhe ti’a mundësojë që të jetë shoqërues i Pejgamberit s.a.v.s.
Prijësi i besimtarëve All-llahu qoftë në ndihmën e tij, kërkoi nga unë që t’ia përgatiti një libër gjithëpërfshirës, që t’i shërbejë si udhërrëfyes për tubimin e tatimit (haraxhit), ushrit (1/10) zekatit, lëmoshave, sadekave të ndryshme) dhe pasurit të cilat braktisen nga pronarët e tyre, dhe për çështje tjera pronësoro-juridike me të cilat duhet menaxhuar dhe vepruar me to.
Ajo që e nxiti Halifen për këtë kërkesë, ishte qëllimi i tij që përmes saj të bëjë sistemimin e çështjeve pronësore dhe të mënjanoj zullumin dhe padrejtësitë nga popullata e tij dhe ti reformimi i të gjitha çështjeve në jetën e tyre.
All-llahu qoftë i kënaqur me prijësin e besimtarëve, All-llahu ta ndihmojë në veprimet e tij, le ta drejtojë për menaxhimin e përgjegjësive të tij që është i ngarkuar, le ta ndihmojë nga ajo që frikohet dhe ka kujdes, All-llahu le ta shpëtoj. Ai kërkoi nga unë që t’ia sqarojë kërkesën e tij, me të cilën dëshironte të vepronte me te, ashtu që kërkesa e tij të ishte e komentuar, analizuar dhe e sqaruar në mënyrë të plotë. Andaj, kërkesën e tillë o prijësi i besimtarëve e kamë komentuar dhe sqaruar në detaje.
O sunduesi i muslimanëve,
Vetëm All-llahut i takon falënderimi (Hamdi), Ai të dekoroj (ngarkoi) me një përgjegjësi të madhe që shpërblimi i kësaj përgjegjësie është shpërblimi më i madh, por edhe ndëshkimi për të, është ndëshkimi më i rëndë. Të dekorojë me përgjegjësinë e këtij Ummeti, ashtu që për çdo mëngjes dhe mbrëmje rregullon dhe ndërton për shumë krijesa për të cilat All-llahu xh.sh. kërkoi nga ti, të përkujdesesh për ta. Ata i la nën sigurinë, amanetin dhe përkujdesjen tënde. Të sprovoi me ta, të bëri kujdestar dhe pushtetar të tyre. Pushteti nëse nuk themelohet mbi themelet e devotshmërisë, ai nuk është afatgjatë. All-llahu do ta godas fortë në themelet e tij dhe, do ta rrënojë nga themeli mbi kokën e ndërtuesit të tij dhe atyre që e ndihmuan atë. Andaj, mos e humb dhe mos e le pas shpine atë që All-llahu të ka dekoruar dhe ngarkuar për këtë Ummet, e ajo është përgjegjësia ndaj këtij Ummeti sepse, vërtetë forca qëndron në veprim me dëshirën e All-llahut xh.sh.
Punën e sodit, mos e prolongo për nesër, sepse nëse e bën këtë, atëherë e ke humbur. Vdekja është më afër se sa shpresa, andaj shpejto me punë para se të vijë vdekja, ngase pas vdekjes nuk ka më veprimtari.
Popullata, detyrat e tyre ndaj zotërisë së tyre, i kryejnë, aq sa zotëria i tyre i kryen detyrat e tij ndaj Zotit të tij. Ndaj atyre që All-llahu të ka bërë kujdestar dhe përgjegjës, të ka dekoruar që të jesh udhëheqësi i tyre, respektoi dhe vepro me të drejtë edhe nëse këtë përgjegjësi e ke vetëm një orë (një pjesë të ditës), ngase kujdestari më i lumtur te All-llahu xh.sh. ditën e Kiametit është sunduesi, populli i të cilit kanë qenë të kënaqur dhe të lumtur e krenar me të. Mos devijo, sepse do të devijojë edhe populli yt.
O sunduesi i muslimanëve,
Kujdes, mos urdhëro në bazë të hamendjes, e as mos merr në përgjegjësi dhe mos dëno me pasione e as duke qenë i hidhëruar. Nëse vështron mes dy çështjeve, njëra që të shpien për në Ahiret (Botën tjetër) ndërsa tjetra për në këtë botë, zgjedhe atë që të shpien për në atë botë dhe, lëre atë që të drejton për në këtë botë, sepse përgjegjësia e botës tjetër është e përhershme, ndërsa e kësaj bote është kalimtare.
Bëhu prej atyre që i friken All-llahut që të jesh i kujdesshëm, mundësoi që të gjithë njerëzit para teje, të jenë të barabartë në përgjegjësi dhe zbatimin dispozitave të All-llahut xh.sh. pavarësisht nga lidhjet familjare, është i afërt apo i largët i yti. Vepro për hir të Allahut xh.sh. dhe në zbatimin e urdhrave të Tij, mos ke frikë prej qortimit të qortueseve. Ke kujdes, por dije se kujdesia është me zemër e jo me gjuhë, frikohu All-llahut, sepse të frikuarit ndaj All-llahut është atëherë kur njeriu është i kujdesshëm në veprat e tij, e ai i cili i frikohet All-llahut xh.sh., Ai do ta mbrojë.
Puno për vdekjen e përcaktuar (nga ana e All-llahut), për rrugën që do ta marrësh dhe kalosh, për veprimtarin e cila është e ruajtur dhe e deponuar si dhe për burimin tek i cili do të arrish (ditën e fundit). Arritja në atë vend (ditën e Ahiretit) është realitet dhe e vërtet, qëndrimi këtë ditë është shumë i madh dhe i rrezikshëm. Ditë kjo, në të cilën zemrat e njerëzve fluturojnë prej frikës sikur të dalin nga gjoksi. Ditë kjo, kur do të ndërpriten të gjithë arsyetimet dhe argumentet dhe atë, pikërisht për shkak të krenarisë së Sunduesit Suprem që i nënshtroi të gjitha gjërat. Atë ditë kur të gjitha krijesat para Tij, do të jen të gjunjëzuara dhe presin gjykimin e Tij. I frikohen dënimit të Tij. Këtë ditë, në këtë vendqëndrim të tmerrshëm vetëm pendimi dhe keqardhja janë dënim i mjaftueshëm për ata të cilët kanë ditur por nuk kanë punuar me atë dituri, e ku më edhe dënimi. Ditë kjo, kur rrëshqasin këmbët, ndryshohen ngjyrat, e pritja është e gjatë kurse llogaria është e përpiktë dhe rigoroze. All-llahu i Lartësuar dhe pa të meta thotë:
Pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju.[2] All-llahu xh.sh thotë:
Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.[3] All-llahu xh.sh thotë:
S’ka dyshim se dita e kiametit ku kryhet gjykimi, është caktimi të gjithë atyre.[4] All-llahu xh.sh thotë:
Sepse ditën kur do të përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtur të ditës. [5] Poashtu All-llahu xh. sh. Thotë:
“Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. [6]
Ah sa keq për gabimin i cili nuk falet (shlyhet) dhe sa keq për pendimin i cili nuk bën dobi. Kjo është si ndryshimi i natës dhe ditës, e grisin dhe shkatërrojnë çdo të re, afrojnë çdo të largët, sjellin çdo të premtuar dhe Allahu shpërblen çdo shpirt (njeri) sipas veprës dhe fitimit të tij, vërtet All-llahu është llogaritës i shpejt.
Frikohu All-llahut xh.sh., sepse qëndrimi në këtë botë është i shkurt, ndërsa kjo punë është punë e rrezikshme, kjo botë dhe gjithë çka ka në te, do të shkatërrohet kurse Ahireti është shtëpia e amshimit.
Nesër mos e tako All-llahun, e ti je duke ndjekur rrugën e tiranëve, ngase Gjykuesi Suprem (All-llahu) ditën e gjykimit robërit e Tij, do ti gjykoj në bazë të veprave të tyre, e jo në bazë të pozitave të tyre. All-llahu ty ta ka tërhequr vërejtjen andaj ke kujdes, ngase ti nuk je krijuar kotë dhe nuk do të anashkalohesh pa përgjegjësi. All-llahu ty do të pyesë për postin që e ke, dhe ç’bëre me te. Kujtohu, cila do të jetë përgjigja jote!
Dije se nesër para All-llahut asnjë rob nuk mund të hapërojë e të ec një hapë më parë për pa u pyetur. Pejgamberi a.s. ka thënë: Ditën e Kiametit nuk mund të hapërojë robi e të ec përpara, derisa të pyetet për katër gjëra; Për diturin dhe çka ka bërë me të, për jetën e tij, ku e kaloi, për pasurinë e tij, si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar atë, dhe për shëndetin e tij dhe ku e ka shkatërruar – harxhuar atë.
O prijësi i besimtarëve,
Për pyetjet që do të pyetesh, përgatiti përgjigjet, sepse vërtet, ashtu si do të punosh ashtu edhe do të shpërblehesh, veprimtaria juaj nesër para All-llahut dhe para mbarë opinionit do të lexohet, andaj kujtoje atë dit, mos e harro, është ditë dëshmie, kur maska e juaj do të shpaloset mes teje dhe All-llahut.
O prijës i besimtare,
Porosia ime është, që ta ruash atë që All-llahu ta ka besuar ruajtjen e saj, të kujdesesh për atë që All-llahu ta ka besuar kujdesen e tyre, në këto veprime mos ke parasysh vetëm atë veprim i cili ngrihet te Ai dhe shpërblehet dhe ato, të jenë për hir të Atij (All-llahut) e jo diçka tjetër. Nëse këtë nuk e ke parasysh, atëherë do të vështirësohet rruga e udhëzimit, do të verbërohen sytë e tu dhe nuk do të vëresh korniza e gjëra, gjerësia e udhëzimit do të ngushtohet për ty, dhe do të vish në pozicion që, atë që dinë nga dituria, do ta urresh, ndërsa atë që e urren nga dituria do ta mësosh. Kundërshtoje vetveten sikurse ai i cili grindet –kundërshtohet me qëllim që të ngadhënjej, e jo të humb, sepse rojtari i cili e humb gjënë që i është besuar, ai e garanton (kompenson) atë, për shkak të pa përgjegjësisë që nuk e ka evituar nga gjendja dhe vendi që u shkatërrua duke e llocuar në vendin e sigurt ku do të shpëtonte. Nëse e len ashtu, ai do ta humbë, e nëse preokupohet me diçka tjetër shkatërrimi i saj do të jetë më i shpejt dhe më i dëmshëm, e nëse e rregullon dhe kujdeset për të, ai (ditën e Kiametit) do të jetë më i lumturi për shkak të kujdesjes së tij dhe për atë që e ka kryer në mënyrë të plot All-llahu do ta shpërblej me shumë fish më tepër.
Ke kujdes! Mos e humb bagëtinë tënde, sepse Zoti do ti largojë nga ti dhe atyre do t’ua rikthej të drejtat e tyre, ndërsa ty All-llahu do të humb shpërblimin, për shkak se ua ke humbur të drejtat e tyre dhe, dije se ndërtesa forcohet dhe mbështetet para se të rrënohet dhe shembet.
Dije se për punën dhe mos punën e bërë, do të shpërblehesh apo ndëshkohesh aq sa do të punosh për ata që All-llahu të ka bërë mbikëqyrës dhe kujdestar i tyre, andaj mos harro të kryesh ndonjë detyrë dhe çështje për të cilët Allahu të ka caktuar kujdestar, sepse ti nuk do të harrohesh.
Të mos jesh i pakujdesshëm ndaj tyre dhe, për atë që është në dobinë dhe interesin e tyre, sepse (ditën e Kiametit) ti nuk do të jesh në harresë dhe pakujdesi.
Mos e humb fatin tënd në këtë botë, andaj gjatë netëve dhe ditëve, me gjuhën tënde kur të jesh në vetmi lëvize atë duke e përmendur All-llahun xh.sh. duke thënë; Subhanellah, Lailahe Il-lalah, Elhamdulilah, salavatet mbi të Dërguarin e All-llahuti cili është Pejgamberi i mëshirës dhe imami i udhrrëfimit. All-llahu me mirësinë dhe mëshirën e Tij kujdestarët e popullit i bëri mëkëmbës në tokët e Tij, atyre u dha dritë me të cilën popullit të tyre ua shndritin ata çështje të cilat u janë errësuar në mesin e tyre, ashtu që ua zbardhin të drejtat dhe obligimet e tyre. Ndërsa shndritja e kujdestarëve të popullit është; zbatimi i kufijve të All-llahut xh.sh. (dispozitave të sheriatit), të drejtat t’ua kthen atyre që është e drejt e tyre edhe atë në mënyrë të vërtetuar dhe të argumentuar, ringjallja e sunneteve – traditave të cilat i venduan dhe ndjekë njerëzit e mirë dhe vënduarjen e tyre në piedestalin më të lartë, sepse ringjallja e sunneteve të mira është punë e mirë e cila jeton dhe nuk vdes kurrë.
Padrejtësia e kujdestarit – sundimtarit është shkatërrinë i Ummetit – popullit, ndërsa të kërkuarit ndihmë dhe këshillë nga njerëz jo të drejtë dhe jo të hajrit është shkatërrim i popullit në tërësi.
O prijë i besimtarëve,
Të mirat që t’i ka dhënë All-llahu vazhdo me to dhe plotësoi në fqinjësi të mirë dhe kërko më shumë nga ato begati duke falënderuar Allahun xh.sh. për të mirat që të janë dhuruar, sepse All-llahu në librin e Tij të lartësuar thotë: Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë. (Ibrahim 7).
Nuk ka punë më të dashur te All-llahu se sa sistemimi i veprave të mira dhe, nuk ka gjë më e urryer tek Ai se sa shkatërrimi, korrupsioni dhe veprat e këqija. Të vepruarit me mëkate konsiderohet mohim i të mirave dhe begative. Rrallë ndodhë që një popull të mohon të mirat dhe begatitë e Tij dhe të mos nxitojnë e të pendohen, popullit të tillë do t’i hiqet krenaria e tij dhe All-llahu xh.sh. do ta dorëzojë nën kontrollin e armikut të tyre.
O prijës i besimtarëve
I lutem All-llahut xh.sh. i cili të dhuroi nga dituria e Tij të, caktoi sundimtarë dhe kujdestar, i lutem Atij, që në veprimtarin tënde, të mos mbështetesh dhe bazohesh në dëshirën dhe hamendjen tënde, të dhurojë udhëzim në sundim të mirë, sundim ashtu siç u dha sundimin të afërmve dhe të dashurve të Tij, ngase Ai është Udhëzuesi i tyre dhe se me ato vepra (të mira) synohet Ai (All-llahu).
Atë që më urdhërove, unë ta shkrove, e sqarova atë, andaj kuptoje dhe me vëmendje të thellë hulumtoje atë, leximin e saj përsërite shumë herë deri sa ta nxësh përmendësh. Tërë kontributin tim në këtë shkresë që e kam dhënë e kam bërë për ty dhe muslimanët ndonjë këshill, tërë këtë e kam bërë për hir të All-llahu, duke shpresuar në shpërblimet e Tij dhe duke u frikuar nga ndëshkimi i Tij.
Unë shpresoj se, nëse vepron me këtë që ta sqarova, All-llahu xh.sh. do ta sigurojë tubimin e tatimit në mënyrë të plotë pa mos i bërë padrejtësi as muslimanit e as jomuslimanit. Kjo shkresë do të rregulloj dhe reformojë popullatën tënde, e përmirësimi i tyre bëhet atëherë kur mbi ta zbatohen dispozitat e sheriatit, kur mënjanohen padrejtësitë, dhe për padrejtësitë e mundshme që mund të ndodhin (apo pretendojnë se u është bërë padrejtësi) të kenë të drejt të paraqiten në gjykatë dhe ata të drejta t’i rikthejnë.
Për atë që më ke pyetur dhe me to donë të punosh, me lejen e All-llahut, unë në këtë shkresë t’i kam shkruar hadithet e mira (Ehadith Hasene) në to ka hadithe lakmuese, nxitëse dhe stimuluese (që të tërheqin në veprimtari të mirë). All-llahu qoftë në mbështetjen dhe përkrahjen tënde, në atë që Ai është i kënaqur me ty, me ty dhe në duart e tua All-llahu i e udhëzoftë dhe drejtoftë këtë Ummet.
Përshtati nga arabishtja:
Mr. Taxhedin BISLIMI
____________________
[*] Jakub b. Ibrahim El Ensariut, Gjykatës suprem, dijetar dhe fekih i Irakianëve, nxënësi dhe shoku i Ebu Hanifes ku e kishte shoqëruar për 29 vite me radhë. Kishte memori shumë të fuqishme saqë kishte mundësi të mësonte përmendësh pesëdhjetë e ose gjashtëdhjetë hadithe me një të dëgjuar, e më pas i tregonte të gjitha. Ebu Jusufi ishte i pari i cili vuri libër të shkruar në Medhhebin Hanefi, gjithashtu ishte i pari i cili vuri libër në shkencën e Usuli Fikhut, dhe ishte i pari që mori epitetin Gjykatës i gjykatësve, gjegjësisht Kadi el Kudat. Ishte gjykatës në kohën e Mehdihut, Hadiut dhe Harun Er-Rashidit. Ishte shumë i drejtë në gjykimet e tij, atij nuk i linte përshtypje asgjë më shumë se drejtësia gjatë gjykimit, andaj thuhet se në një rast kishte gjykuar në një zënkë mes Halifes Harun Er-Rreshid dhe një krishteri. Pavarësisht nga pozita e Halifes ai kishte gjykuar në favor të të krishterit e jo të Halifes. Ka lindur vitin 93 h, kurse ka vdekur vitin 182h.
[2] Suretu El haxhxh:47
[3] Suretu El Murselatu: 38
[4] Duhan: 40
[5] El Ahkaf: 35
[6] En-Naziat:46
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Allahu ju dhasht te mira te shumta per kete postim te bukur. Jam duke kerkuar po ashtu edhe Keshillat e Ebu Hanifes drejtuar Ebu Jusufit në gjuhën shqipe, nëse ndonjeri nga ju e keni kisha dasht t’me lejameroni..
Ky postim e ke vetem nje te metë, perdorimi i shkurtesave në madherim te Allahut dhe ne Salavate ndaj Muhammedit alejhiselam.. Inshaallah në të ardhmen Brezi i Ri do ti shmanget perdorimit të tyre…(Me respekt te veqant për ju)
esSelamuAlejkum weRahmetullah