Si merret gusli dhe sa herë shpërlahet trupi?

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Na tregoni diçka rreth pastrimit, respektivisht guslit, si merret ai dhe deri sa herë duhet shpërlarë trupin?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Motër e nderuar, sa i përket guslit vetëm t’ju përkujtojë se gusli ka tre farze, e veprimet e tjera janë ose sunete ose adabe të guslit që nënkupton se, edhe nëse nuk plotësohen, gusli është i vlefshëm dhe për këtë mos u merakosni. Farzet e guslit janë:

1. Pastrimi i gojës

2. Pastrimi i hundës dhe

3. Shpëlarja (kaplimi) e tërë trupit me ujë, kalimi i ujit nëpër tërë trupin e njeriut, flokëve, lëkurës, pa marrë parasysh se a janë flokët të shpeshta apo të rralla. Kalimi i ujit njëherë nëpër tërë trupin e njeriut plotëson kushtin e farzit.

Duhet pasur kujdes që të mënjanohet çdo pengesë që pengon depërtimin e ujit në trup – lëkurë, si p.sh. qiriri, yndyra, dhjami, etj.

Sa i përket nijetit të guslit, nijeti është sunnet, kurse ai bëhet me anë të zemrës pa deklaruar me gojë. Andaj në bazë të asaj që thoni ju, gusli i juaj është i vlefshëm pa kurrfarë dyshimi.

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!