Mbulimi i fytyrës nga ana e femrës gjatë Haxhit

Pyetja:

Esselamu alejkum!

A është i pranuar Tavafi, Sai’ apo Arafati që bëhen nga femrat, fytyrat e të cilave janë të mbuluara me ferexhe, pra cila është dispozita e kësaj çështjeje, fillimisht në medh’hebin tonë hanefi, e pastaj, nëse do kishit mundësi, do të doja të dija edhe qëndrimet e tre medh’hebeve të tjera.

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, ngjashëm sikur për meshkujt ashtu edhe për femrat Iharmi (veshja i iharamave dhe nijeti) janë shtylla të haxhit, me përjashtim se femra kur të hyjë në Ihram qëndron në veshjen e saj të rëndomtë, kurse për meshkujt është obligim veshja i ihramave dhe zhveshja nga të gjitha llojet e rrobave që janë të qepura.

Sa i përket ndalesave të haxhive duke qenë në ihrma ato janë të njëjta si për meshkuj ashtu edhe për femrat me përjashtim të disa çështjeve që janë nga natyrshmëria e gjinisë. Në mesin e ndalesa gjatë qëndrimit në Ihrama janë:

- Marrëdhëniet seksuale dhe të ngjashme me to, t’iu ik fjalëve të fëlliqura, grindjeve dhe atyre fjalëve që largojnë nga nënshtrimi i Allahut xh.sh.

- Mbulimi i fytyrës dhe kokës për meshkujt.

- Mbulimi i fytyrës për femrat por jo edhe mbulimi i kokës.

Nëse femra gjatë qëndrimit në Ihrame e mbulon fytyrën e saj, dhe qëndron e mbuluar tërë ditën (prej lindjes deri në perëndim) ose tërë natën (prej perëndimit deri në lindje) obligohet me therje të kurbanit, e nëse e mbulon fytyrën e  saj në kohë më të shkurtë se kjo, atëherë obligohet me dhënie të sadekasë.

Në bazë kuptohet se Tavafi që bëhet brenda ihramave, pastaj edhe Saji si edhe Arefati, femra duhet që fytyrën e  saj ta mbajë të pambuluar, e sa i përket kabulijetit (pranimit) këtyre nëse i bënë me fytyrë të mbuluar, kabulijeti nuk është punë e jona dhe askush nuk mund të gjykojë për të përveç Allahut xh.sh., por ne themi se adhurimi i saj është i vlefshëm me mangësi.

Wall-llahu a’ëlem!

_______________
Jusuf Zimeri
Gusht, 2010
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!