Mos e përdhosni Kur’anin

Disa qindra afganë protestuan kundër synimeve të bashkësisë fetare të njohur si ‘kisha amerikane’ për të djegur kopjen e Kur’anit në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Protestuesit, kryesisht nxënës të shkollave fetare, protestuan para xhamisë Milad ul-Nabi, pasi që komunitetit fetar ‘kisha amerikane’ njoftoi se para selisë së saj në Gainesvilleu të Floridas do të djeg kopjen e Kur’anit në 9 vjetorin e sulmit në WTC.

“Ne ftojmë Amerikën të ndaloj përdhosjen e Kur’anit tonë të shenjtë”, tha studenti Vahidulah Nor për ‘Reuters’ dhe tha se protestat në rrugë do të vazhdojë çdo ditë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara në asnjë mënyrë nuk mbështet aktin e dëmtim të besimit islam dhe është shumë e shqetësuar në lidhje me qëllimin e fyerjes së pjesëtarëve të grupeve fetare apo etnike”, bëhet e ditur nga Ambasada Amerikane në Kabul.

Kisha Amerikane e themeluar në vitin 1986, është dëshmuar me punë bamirëse, por në vitet e fundit është bërë e njohur për fushatat e saj kundër Islamit dhe homoseksualiteti, biseksualitetit e ndryshimit të seksit. “Amerikanët e besimeve dhe përkatësive të ndryshme kundërshtojnë iniciativën ofensive të grupit të vogël nga Florida, shumë amerikanë protestojnë kundër deklaratave të organizatës,” thuhet në deklaratën ambasadës./islamgjakova/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!