Xhami në Banjat e Tetovës

Qytetarët e Tetovës dhe të fshatrave përreth për shumë vite janë duke e shfrytëzuar për shërimin e shumë sëmundjeve ujin e mirë të Banjave të Tetovës. Këto banja janë të njohur edhe për shumë qytetarë të viseve tjera të cilët kanë gjetur shërimin e reumës dhe sëmundjeve të tjera si të lëkurës, etj. në këtë vend.

Banjat vizitohen 12 muaj të vitit dhe rrallë herë mund ti gjesh të zbrazura. Edhe personazhi ynë është njëri nga qytetarët i cili për disa vite reshtë ka vizituar banjat për të shëruar reumën.

Ruhi Sahiti, një qytetarë nga Vica, por që jeton në Tetovë dhe një fetar i devotshëm gjatë vizitave në Banjën e Tetovës ka ndjerë mungesën e një tempulli për të kryer ritualet fetare. Për këtë shkak ai ka filluar të mendoj si tu dal në ndihmë njerëzve fetar që vinë çdo ditë në Banjat e Tetovës.

“Përreth banjës nuk gjenin vend të përshtatshëm për tu falur. Në bazë të parimeve fetare dhe sipas rregullave të namazit, vendi kur duhet të falemi qytetarët duhet të jetë i pastër. Për këtë shkak vendosa të ndaj mjete nga buxheti i familjes dhe të ndërtoj një Xhami, që çdo kush që dëshiron të kryej obligimin e namazit të këtë një vend të pastër dhe një tempull të fesë siç është Xhamia”, tregon për Yll Press, Ruhi Sahiti, një fetar i devotshëm.
“Na ka mbetur edhe pak punë, si shtrimi i dyshemesë, rregullimi i parkut të Xhamisë, ndërsa për disa ditë do të përfundoj edhe minareja”, sqaroi Haxhi Ruhi Sahiti.

Ai sqaroi se Xhamia është ndërtuar në tokën që e ka falur familja e Alishah e Taxhedin Nezirit nga Shipkovica.

Ruhi Sahiti sqaroi se Xhamia për shumë pak kohë, do të jetë gati, ndërsa besimtarët mysliman do të kenë mundësi që obligimet fetare ti kryejnë në Xhami. Ai poashtu sqaroi se Xhamia do të ketë një pjesë të ndarë edhe për gratë të cilët vinë për shërim në Banjat e Tetovës, ndërsa kanë dëshirë të kryejnë obligimin fetar.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!