Në kthetrat e materializmit

Poeti i madh mysliman azerbajxhanas Nizâmiu thotë: “Kënaqësitë e kësaj bote materiale janë si kruarja e një dore me zgjebe. Në fillim kruarja jep kënaqësi, pastaj dora merr flakë dhe nuk ngopet me të kruar.”

Mesazhi:
Fjalët e mësipërme të poetit të madh Nizâmiut, për fat të keq sot janë më shumë se kurrë aktuale… Vërejmë se shoqëria jonë nga dita në ditë po ngulfatet në materializëm dhe është duke u tëhuajësuar deri në ekstrem – gjithë kjo si pasojë e filozofisë materialiste dhe aksh-rrymave që fryejnë në këtë nënqiell. Nizâmiu mjeshtërisht shprehet se kënaqësitë e kësaj bote në fillim të joshin dhe japin kënaqësi, kurse më pas humbet kënaqësia dhe njëjtë si dora e zgjebosur që nuk kënaqet së kruari as syri i gllabërues i njeriut nuk kënaqet dhe vazhdon mos ngopet…

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!