FRI, vazhdon me aktivitete të dobishme
Për të tretën herë me radhë, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë po dëfton përmasat e veta. Zërin e jehonës së këtij asociacioni tanimë e ka dëgjuar i tërë qyteti. Me aktivitetet që po i realizon, FRI – Dega Kumanovë me plot të drejtë themi se është shndërruar në burim dhënie shkëndijash optimizmi se në këtë nënqiell ka dikush që përkujdeset që Fjala e Zotit të jetë në piedestalin më të lartë. Aktiviteti i fundit – iftari i madh në shesh të qytetit – mundësoi që fjala “Allahu Ekber” e ezanit të iftarit t’i heshtë të gjitha fjalët e tjera.
Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkorganizim me Komunën e Kumanovës realizoi aktivitetin e iftarit të madh në qendrën e qytetit të Kumanovës. Në iftarin në fjalë ishin të pranishëm një numër i madh agjëruesish muslimanë – diku 350 – edhe atë: përfaqësues relevantë të jetës politike, intelektuale, shoqërore, afaristë-përkrahës financiarë të Forumit Rinor Islam, si dhe anëtarë e aktivistë të strukturës të FRI-së. Në mungesë të Kryetarit të Komunës së Kumanovës, për mospasje mundësi për të marrë pjesë, në iftar pati edhe përfaqësues të Këshillit komunal të Kumanovës, të cilët shprehën mirënjohje për ftesën dhe aktivitetit në fjalë i dhanë përkrahje morale.
Pikësëpari fjalë përshëndetëse i dha Kryetarit të Degës së FRI-së në Kumanovë – z. Zenun Ismailit, që në cilësinë e nikoqirit të aktivitetit t’u drejtohet të pranishmëve dhe t’u shprehë mirënjohje për ftesën. Kryetari i Degës tha se ndjehet krenar që është në krye të këtij asociacioni, nami i të cilit veçmë është gjerësisht i njohur. Përmendi se FRI-ja – Dega Kumanovë gjatë këtij muaji ramazan ka realizuar një numër të madh aktivitetesh dhe se deri në përfundim të tij ka në plan të realizojë edhe të tjera për të cilat ka bërë plan.
Fjalime përshëndetëse patën edhe Kryetari i Komunës së Likovës – z. Sadullah Duraku, deputeti i zonës, nga radhët e Demokracisë së Re – z. Abedin Zimberi, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale – z. Xhelal Bajrami.
Mbrëmje Kur’anore në Tetovë dhe Kërçovë
Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, në kompleksin “Arabati baba” organizoi Mbrëmjen Kur’anore me recitues kur’anorë të famshëm nga vendi. Ideja ishte që përmes këtij organizimi popullata jonë ta kuptojë rëndësinë e mesazhit shpirtëror që bart recitimi i Kur’anit të Famshëm.Manifestimin në fjalë e përshëndeti edhe Kryetari i FRI në nivel republikan, z. Sali Shasivari, i cili u shpreh se rëndësia e këtij organizimi nuk qëndron në faktin se FRI është i gatshëm të bëjë organizime të këtilla, por se synon ta lidhë botën shpirtërore me atë materiale, dhe përmes këtij bashkimi të krijojë baraspeshën humane. Karakteristikë e kësaj Mbrëmjeje Kur’anore është se, si asnjëhere tjetër, u organizua në ambient të hapur.
Po ashtu më organizim të Forumit Rinor Islam, dega në Kërçovë për herë të tretë u organizua Nata e Kuranit.Këtë vit ky aktivitet u realizua në xhaminë e fshatit Sërbicë dhe u prit shumë mirë nga gjithë të pranishmit. Ligjeratën me temë:”Ne dhe raporti ynë me Kur’anin” e mbajti kryetari i FRI-së, Sali Shasivari. Në Natën e Kuranit në Kërçovë ishin të pranishëm tre hafizat e dhalluar edhe atë Muharem Emini nga Shkupi, Adnan Elmazi poashtu nga Shkupi dhe Abdurrahim Murati nga Tetova, të cilët me leximin e bukur i kënaqën zemrat e besimtarëve të kësaj ane.
Gjithashtu mund të lexoni
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!