BDI shtron iftar me hoxhallarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shtruar iftar për korin diplomatik, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Bashkësisë Islame dhe shumë të tjerë.

Në iftarin e shtruar morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ministra, drejtues të partive politike si dhe një numër i madh i diplomatëve të huaj që veprojnë në Maqedoni

Mesazhi i paqes dhe mesazhi për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar si dhe duke shprehur vendosmërinë për angazhimin drejt integrimeve në struktura të larta të BE-së, ishte mesazhi që doli nga iftari i përbashkët mes udhëheqësve fetare dhe atyre politik në Shkup, nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, falënderoi mysafirët për prezencën e tyre, si dhe shpalosi disa pika kyçe mbi vizionin e BDI-së, duke ripotencuar orientimin e saj drejt mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar si dhe duke shprehur vendosmërinë për angazhimin drejt integrimeve në struktura të larta të BE-së.

Ai po ashtu nuk harroi të falënderojë të gjithë popujt dhe shtetet mike që dhanë kontribut për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan por edhe për lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, me në krye SHBA-të.

Me ftesë të tij në “sofrën” e këtij iftari u bashkuan, Bashkësia fetare Islame, BDI, Demokracia e Re, Bashkimi Demokratik Kombëtarë, përfaqësues të ambasadave të huaja në vend dhe të tjerë. Edhe përkundër asaj që ishte ftuar Partia Demokratike Shqiptare e njëjta nuk prezantoi në këtë takim.

Kryetari i BFI-së, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga 13 myftitë e muftinive, dekanin e FSHI, Drejtorin e Medresesë si dhe operativën e Rijasetit të BFI-së, duke falënderuar Ali Ahmetin për ftesën tha se ky iftar i përbashkët sonte këtu në këtë vend duhet që të shërbejë që edhe ne të bëjmë një kthesë në veten tonë dhe të marrim edhe më me përgjegjësi amanetin që kemi para vetës në lartësimin e fjalës së Allahut xh.sh., në edukimin e brezit të ri, në punën tonë të vazhdueshme në luftimin e dukurive negative dhe avancimin e të gjitha veprave të mira.

“Është një hap shumë i qëlluar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për këtë sofër të përbashkët. Muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, i sakrificës, sinqeritetit, harmonisë, ndihmës ndaj njëri tjetrit, është muaj i Kuranit prej të cilit dalin urdhra që ne të jetojmë në harmoni të përbashkët pavarësisht gjuhës që flasim, vendit ku jetojmë dhe besimit që i përkasim”, theksoi ef. Rexhepi duke potencuar rëndësinë e prezencës edhe të ambasadorëve të Ambasadave të huaja të akredituara ën Shkup

“Unë kam bindjen se ndihma e miqve tanë ndërkombëtarë nuk do të mungoj edhe në të ardhmen”, nënvizoi Rexhepi.

Kreu i BFI-së, tha se duhet ndjekur ky model i bashkimit pranë njëri-tjetrit rreth “sofrës së Zotit të Madhëruar”, sikur në këtë muaj të Ramazanit, që është edhe muaj i shpalljes së Kur’anit. “Trimi i mirë me shokë shumë. Kur jemi të bashkuar jemi më të fortë”, potencoi Rexhepi.

“Duhet që të jemi të përkushtuar deri në fund që aspiratat e këtij populli ti çojmë deri në fund”, tha Sulejman Ef. Rexhepi.
Për fund, Myftiu i Gostivarit, Haxhi Shaqir ef. Fetahu, bëri edhe lutjen e ushqimit bashkë me mysafirët.

Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. hasani

    <Lus Allahun qe ky iftar i perbashket te jete pikenisje per bashkepunim me te ngushte mes partive shqiptare politike dhe bashkesise fetare islame e mos te jet sa per sy e faqe se na lodhen keto pune.

  2. anonim

    Esselamu alejkum !

    Eshte mire kjo gje që ka bere ky kyetarë partie. Mirëpo, mendoj se më e logjikshme ndoshta do te ishte nëse BFI shtronte një sofër iftari dhe i ftonte të tjerët të afrohen më pran All-llahut dhe pranë njëri tjetrit. Pikërishtë edhe roli i një institucioni të këtillë.
    (P.S mbasi ndoshta e ka bërë një gjë të këtillë por për momentin nuk jam i informuar, atëherë do kërkoja ndjesë)

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!