Sikurse që ndodh në shumë vende të Evropës, edhe myslimanët e Belgjikës filluan që ta e agjërojnë muajin e Ramazanit.
Mirëpo në mesin e myslimanëve që do të agjërojnë gjatë terë muajit të Ramazanit, është edhe dikush tjetër: E ky është Pieter Janssens.
Ky person së pari filloi që të agjërojë vetëm një javë. Mirëpo më pas, në mënyrë që të kuptoje se a thua vërtetë çka ndiejnë myslimanët e Evropës kur agjërojnë, Pieteri kishte vendosur që të agjëroje muajin e Ramazanit në tërësi.
Janssens i cili ka njohuri pak më tepër se çdo vendas tjetër i Belgjikës, tregon se myslimanët që jetojnë në vendet Evropiane kryesisht janë nga vendet islame, dhe se për këto kjo është pak më e rëndë. Pieteri thotë se “duhet kuptuar ata dhe se pasi që unë tani po agjëroj, po marr shumë kritika”.
Mendjen e kam gjithmonë tek ushqimet
Pieteri me një buzëqeshje shpjegon se si shokët e tij hanë ushqimin e drekës në tavolinat e tyre dhe para syve të tij.
Janssens, ndjenjat e tija i shpreh në këtë mënyrë: Kur mendojë se koha e ngrënies së ushqimit për mua është darka (iftari) atëherë nuk po shqetësohem, po rehatohem. Gjatë kohës së akshamit, pa ndërprerë po shikoj orën dhe po kamë dëshirë që koha të kaloje sa më shpejt.
Gjithçka që shoh më dukesh ushqim apo pije. Në rrugën e lagjes sonë gjendet një vend ku shitet pomfriti. Po e pengoj veten time që të mos ndalem të marr nga to.
Apo tjetra është se më tërheq shikimin dhe vëmendjen gota e ujit të shokut tim që jemi së bashku në tavolinën e punës. Kur po hapi agjërimin, po e vërej se shija e ushqimit është e jashtëzakonshme dhe edhe më tepër se herët tjera marr shije.
Disi sikurse kur diçka të ndërpritet dhe më vonë e arrin atë. Shumë më tepër të bën të kënaqur. Mirëpo edhe me gjithë këtë po përmbahem nga ushqimi i tepërt i mbrëmjes, dhe atë e ha me sasi të caktuar./islamgjakova/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!