Gjidhënësja dhe agjërimi

Pyetja:
Jam nënë e një fëmije tre mujore. Fëmijën e ushqej vetëm përmes gjirit, dhe pasi që frikësohëm që të mos mbetem pa qumësht gjatë agjërimit, a jam e detyruar që të agjërojë apo jo, dhe nëse jo, atëherë a duhet ditët e lëshuara t’i kompenzojë?


Përgjigjja:

Në qoftë se gjidhënësja (sikur edhe shtatzana) frikësohet se agjërimi do ta dëmtojë shëndetin e saj dhe të fëmijës, i lejohet asaj që gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjidhënies të mos agjërojë, ndërsa ditët e paagjëruara do të duhej që t’i kompenzojë më vonë. Për këtë, kemi hadithin e Pejgamberit, a.s., në të cilin thuhet: “Allahu i Madhërishëm e ka liruar mysafirin nga agjërimi dhe nga namazet katër reqatëshe (mendohet në shkurtimin e namazeve nga katër në dy reqate gjatë udhëtimit), kurse shtatzanën dhe gjidhënësen nga agjërimi.” Këta janë të obligruar që ditët e paagjëruar të Ramazanit t’i kompenzojnë në moment që u jepet mundësia, ndërsa preferohet që kjo të ndodh sa më parë, sidomos para ardhjes së ramazanit tjetër.

_____________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.rijaset.ba

Përktheu:
M. Alija

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!