Në Köln të Gjermanisë ndërtohet xhamia më e madhe në këtë vend

Në qytetin Köln të Gjermanisë vazhdon ndërtimi i xhamisë më të madhe të vendit.

Planifikohet që Xhamia qendrore e Kölnit, ndërtimi i së cilës është në përfundim e sipër, të hapet për ibadet në fund të vitit të ardhshëm.

Në Köln, njëri prej qyteteve më të vjetra të Gjermanisë në të njëjtën kohë gjendet edhe katedralja më e madhe e vendit.

Pas një kohe të shkurtër në qytetin e Köln do të lartësohen edhe minaret e xhamisë më të madhe të Gjermanisë.

Bëhet e ditur që kjo do të jetë një shembull i mirë nga pikëpamja e bashkëjetesës në harmoni të njerëzve me fe, besim dhe kultura të ndryshme.

Xhamia qendrore e Köln-it do të ketë reflektojë stilin modern të arkitekturës, do të ketë një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të larta.

Në xhami do të mund të falen në të njëjtën kohë 2 mijë persona.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. drejtesia

    mashallah ALLAHU shperbleft donatort edhe vellezerit e motrat qe do falen

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!