Ramazani, mjekët rekomandojnë agjëruesit për kujdes

Muaji gusht, do të mbyllet nga temperatura të larta, por java që po vazhdon, deri në fundjavë, do të jetë më përvëluese. Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat maksimale do të shkojnë në 39-40 gradë celsius, që mund të shënojnë edhe pikun më të nxehtë të verës.

“Do të ketë edhe ndryshime të vogla me vranësira, megjithatë temperaturat do të jenë shumë të larta.

Nga dita në ditë, do të rriten edhe më shumë, kështu që gjatë fundjavës do të jetë shumë nxehtë dhe temperatura e ditës do të jetë në interval nga 33 deri në 39 gradë celsius.

Duhet të kemi kujdes edhe ndaj rrezeve ultra-vjollcë të cilat do të arrijnë deri në 8. Mot të nxehtë, sipas informacioneve që posedojmë, do të kemi thuajse deri në fund të muajit gusht”, tha Kostadinska Arsovska.

Paralajmërimeve për këtë valë të nxehti, mjeku Agron Ramadani i përgjigjet me këshilla dhe apel drejtuar qytetarëve për kujdes, si ndaj ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës, ashtu edhe të konsumimit sa më shumë të lëngjeve, dhe evitimit të ushqimeve të rënda.

“Të konsumohen sa më tepër lëngje, perime, pemë edhe të mos ekspozohen në diellin direkt nga ora 10 deri në 17. Po ata që patjetër, të themi në një mënyrë kushtimisht duhet të dalin gjatë ditës të mbrohen me syza, kapela në kokë dhe sa më shumë në vende me hije”, tha mjeku  Agron Ramadani.

Ndërkohë për besimtarët mysliman të cilët këto dit duhet të agjërojnë, mjeku Ramadani u rekomandon 2 herë më shumë kujdes. Ai thekson se momenti i prishjes së agjërimit ditor, në iftar duhet të trajtohet me kujdes, pasi shuarja e menjëhershme e etjes dhe urisë, mund të çojë në probleme shëndetësore.

“Në iftar, të merret vetëm pak ujë edhe tash kush me reçel ose me hurma që e prishin, pastaj një ushqim i lehtë, pas gjysmë ore mund të konsumohet ushqim që merret për iftar, dhe jo përnjëherë sasi të mëdha pasi mund të vij deri te ngatërrimi i zorrëve, tërthurja e zorrëve se tanë ditën nuk ka pas ushqim edhe përnjëherë një fluks i madh i ushqimit, ajo bën trazira brenda në organizëm” deklaroi Ramadani.

Sipas mjekut Ramadani, vala e të nxehtit më shumë do të ndikojë tek të moshuarit, ata më sëmundje zemre apo të tjera kronike, si dhe tek fëmijët./alsat/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!