Kthehen në Turqi 3 anijet turke të konfiskuara pas operacionit izraelit të organizuar më 31 maj ndaj flotiljes me ndihma humanitare për Gazën.
Anijet “Defne-Y” dhe “Mavi Marmara” të tërhequra nga rimorkiatorët u sollën në portin Iskenderun.
Anija “Defne-Y” e tërhequr nga rimorkiatori “’Doğançay 20” nga porti izraleit Hajfa mbrëmë në mesnatë u ankorua në portin Iskenderun.
Për shkak se në anije nuk kishte drita ajo u ndriçua nga rimorkiatori.
Ndërsa anija e sulmuar “Mavi Marmara” u soll në portin e Iskenderunit në orët e mëngjesit.
Prite që anija “Gaza” në Turqi të arrin në orët e pasdrekes.
Bëhet e ditur që pasi anijet të arrijnë në liman do të vendoset një mur rrethues rreth tyre për të marr masa ndaj rrjedhjes.
Në anije fillimisht do të bëhet ekspertiza teknike, më vonë do të ekzaminohet nga prokuroria e më pas do të përcaktohen dëmet e shkaktuara.
Pritet që brenda javës edhe një ekip i Kombeve të Bashkuara të bëjë ekspertizën e anijeve.
(TRT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!