Pronari nuk më lejon të falem, ç’të bëj?

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Jam i punësuar në një punëtori private dhe aty mundohem që ta falë namazin, por fshehurazi, pasi që pronari im nuk ka dëshirë që unë falem gjersa jam në punë. Ç’është e vërteta, unë e falë namazin, por shpesh e gënjej, duke u arsyetuar se bëj diçka tjetër në atë kohë. Tani, a më lejohet të gënjej, ta mbaj punën dhe të falem, apo ta lë namazin dhe ta bëj kaza atë, ashtu që ta mbaj punën?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, namazi është farz (obligim) që nuk mund të lihet për asnjë moment dhe për asnjë çmim. Namazi mund të lihet vetëm në tre raste: 1) Largimi nga Islami; 2) Femra në të përmuajshmet (menstruacionet) dhe 3) Nw gjendje çmendurie.  (Edhe për këto ka dispozita të veçanta).

Prandaj, nëse punon te punëdhënësi privat duhet ta kryesh punën me nderë dhe besnikëri, e nëse ta ndalon namazin, nuk ka nevojë me e gënjyer, por duhet t’i tregosh drejtë dhe ta informosh se namazin e kam obligim dhe nuk e lë për asnjë çmim.  Nëse vjen te largimi apo lënia e punës për shkak të namazit, me bindje të fortë te Allahu xh.sh. se nuk do t’i nënshtrohesh krijesës në dëm të Krijuesit, të jesh shumë i bindur vëlla se këtë dëm material Allahu xh.sh. do ta kompensojë shumëfishë, sepse kjo garancë nuk është nga unë por nga Allahu xh.sh ku thotë: Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). (Suretu Et-Talak 2-3). Kjo është garanca e Allahun në të cilën nuk guxon të dyshohet.

Wall-llahu a’ëlem!

_______________
Jusuf Zimeri
Gusht, 2010
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!