Aid El-Karni: Gratë mund ta heqin nikabin

Një nga dijetarët e mëdhenj saudit, Aid el Karni, ka dënuar autoritetet franceze për ndalimin e femrave muslimane që të veshin nikabin, por u lejoi heqjen e nikabit atyre grave të cilat vizitojnë vendet ku është ndaluar , njoftuan të shtunën gazetat saudite.

Është e palogjikshme dhe e paarsyeshme që qeveria franceze të ndërmarr një gjë të tillë, të cilën e dënojnë njerëzit neutral, e jo vetëm muslimanët, sepse shteti laik garanton lirinë e fesë, thotë Sheikh Aid el Karni për El Hayat.

Shteti duhet të respektojë ritet fetare dhe bindjet, duke përfshirë edhe ato muslimane, tha ai në një intervistë.

Por, ai shtoi se në qoftë se muslimanet jetojnë në një vend ku nikabi apo burka është ndaluar, ose nëse përballen me shqetësime, në vende të tilla për muslimanët është më mirë të zbulojnë fytyrat.

Shumë studiues të shkollave të ndryshme islamike janë dakord për këtë çështje, “tha Karni.

Për turistët e Arabisë të cilët janë përballur me vendime të tilla, ka një pikë në ligjin islam, ku Allahu thotë: Ke frikë Allahun aq sa mundesh.

Ne nuk mund të kundërshtojmë njerëzit në vendin e tyre apo në shtetet e tyre, ose të krijojmë dhe t’i shkaktojmë probleme vetes.

Deklarata e tij erdhi pasi që Kuvendi francez më 13 Korrik ka vendosur të ndalojë nikabin.

Në shtator, Senati francez do të votoj për masat e kufizimit, pasi që, megjithatë mund të kundërshtohet me Kushtetutë.

Disa vende të tjera evropiane gjithashtu diskutojnë për mundësinë e ndalimit të nikabit./islamgjakova.net/

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Mehasi

    Pershendes kete qendrim te Aid El-Karnit. Eshte shume me vend qe muslimanet e Perendimit te mos ngulin kembe qe te zbatojne veshjen e nikabit. Kjo veshje ne traditen islame eshte thjeshte nje veprim qe per dispozite ka lejueshmerine. Pra, as nuk eshte e domosdoshme, as sunnet, as e preferuar, por thjeshte lejohet sipas deshires. Muslimanet duhet te integrohen forte ne Perendim, pa lejuar qe t’u shiklen detyrimet e tyre fetare. selame

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!