A është e justifikueshme dhe e vlefshme me sheriat të pasohet imami i xhumasë të cilit i është anuluar dekreti nga ana e kryetarit të Bashkësisë Islame dhe për të cilin kryerja e mëtejme e detyrës së imamit institucionalisht nuk është e lejueshme, respektivisht, a është i vlefshëm namazi i xhumasë pas këtij imami?
Përgjigje:
Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që detyrën e imamit dhe hatibit ta kryejë personi që nuk i pranon dhe nuk i respekton vendimet e organeve legale dhe legjitime të Bashkësisë Islame në bazë të të cilave vendime më të hershme ka kryer detyrat e imamit, hatibit dhe mualimit deri në pensionim. Personi i gatshëm që për interes personal të dëmton interesat e bashkësisë, hierarkinë dhe rendin e saj, duke futur ngatërresë dhe duke nxitur mosdëgjim në bashkësi, nuk meriton që t’i udhëheq muslimanët në xhemat përgjithësisht, e veçanërisht nuk meriton që imami dhe hatibi të kryejë xhumanë pa lejen e pushtetit kompetent fetar, që kushtëzohet në medhhebin hanefit. Ky kusht qartë theksohet në të gjitha veprat relevante fikhore hanefite (shih për shembull: Meraqi-l-felah bi imdadil-fettah nga Shurunbulaliu, fq. 191, El-Ihtijar lit’alil-muhtar nga Ibn-Mevdud el-Musuliu, 1/82, Hashijetu Reddil-muhtar nga Ibn Abidini, 2/139, El-fiqhul-islamijju ve edilletuhu nga Vehbe Ez-Zuhajli, 2/ 277.).
Kuptimi i kushtit të theksuar është pengimi i shpifjes, rrëmujës, anarkisë dhe konfliktit rreth imametit. Shërbimi i imamit dhe hatibit është shërbim jashtëzakonisht i rëndësishëm në Bashkësinë Islame. Pejgamberi i Allahut personalisht ka kryer këtë shërbim, e sipas lejimit të tij detyrën e kanë kryer edhe mëkëmbësit dhe të deleguarit e tij. Kështu kanë vepruar pas tij hulefai-rashidinët, kurse më vonë edhe sunduesit tjerë muslimanë.
Sot dekretet imamëve dhe hatibëve në shtetet muslimane ua japin në të shumtën e rasteve ministritë e vakufeve apo ministritë për çështje islame, respektivisht zyret kompetente. Te ne kjo është në kompetencë të reis’ul-ulemasë si prijës suprem i muslimanëve. Çështja e theksuar është me rëndësi vitale për ruajtjen e unitetit të Bashkësisë Islame dhe se individët nuk do të mund t’ua paraprijnë interesat personale interesave të përgjithshme; sidomos kjo është e rrezikshme nëse kështu veprojnë nëpunësit e Bashkësisë Islame, të cilët me nënshkrimin e kontratës mbi kryerjen e shërbimit brenda Bashkësisë Islame kanë pranuar edhe detyrimin e respektimit të vendimeve të organeve të tyre kompetente, të cilat nuk janë në kundërshtim me dispozitat e sheriatit, dhe se veprimi tjetërfare është shpërfillje e detyrimit të marrë, kurse Allahu i madhëruar urdhëron:
«O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).!» (El-Maida, 1)
«O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju..» (En-Nisa’, 59) .
Nëse dikush nuk pajtohet me vendimin e organit kompetent të Bashkësisë Islame, ose e mendon jolegal, jo të drejtë, joislam, ekziston procedura e përcaktuar saktë dhe mekanizimi i kontestimit të vendimit të këtillë. Në rastin konkret, përveç imamit të pensionuar përgjegjës janë edhe xhematlinjtë të cilët ndjekin imamin e shkarkuar dhe i ndihmojnë vetëdëshirës së tij, duke sjellë në pyetje vlefshmërinë e namazit të xhumasë tek njerëzit të cilët falen pas këtij imami, pasi që kushti për vlefshmërinë e saj në medhhebin tonë është që imami dhe hatibi të ketë leje, respektivisht dekret nga ana e pushtetit përkatës islam.
Pra, nuk është korrekte në aspekt të sheriatit të pasohet imami i xhumasë të cilit i është marrë dekreti nga ana e kryetarit të Bashklësisë Islame as që është e vlefshme xhumaja e falur pas këtij imami, sipas mësimit të medhhebit hanefit.[1]
Dr. Enes Ljevakoviq, fetv-i emin i Rijasetit të BI në BH
___________________________________
[1] Burimi: http://www.dzemat-oberhausen.de/pages … reta-enes-ljevakovic.php.
Ndonëse fetvaja e sipërme është dhënë për një rast të veçantë, megjithatë mund të shërbejë si shembull edhe për shumë xhami në tokat shqiptare. Përkthyesi: Nexhat Ibrahimi
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Selam
Të nderuar, me sa kuptojë unë fetvaja është shumë në rregull dhe kështu duhet të jetë. Thuajse identike ishte edhe përgjigja e Prof. Jusuf Zimerit dhënë për këtë çështje. Nëse imami dhe vaizi kërkojnë nga xhemati që ata ta rrespektojnë të parin e tyre që është imami, si është e mundur që imami të mos rrespektoj të parin e tij. Kjo është turp.
Sa i përket çështjes se Kryetarët e janë të zgjedhur në mënyrë të pa ligjshme apo të ligjshme, këtë duhet biseduar në tjetër temë e jo në këtë vend. Çështja tjetër, nuk mund të ketë imam legal dhe ilegal, por ka imam legjitim dhe jo legjitim. Selam
selam. Te nderuar, une me sa e kuptoje, fetvaja nuk eshte e dedikuar vetem per muslimanet e Maqedonise. Kjo eshte e vlefshme per te gjitha vendet. Kjo ndodh edhe ne Kosove, a thua valle edhe myftiu Naim Ternava u zgjodh ne menyre te paligjshme. Kjo po ndodhte edhe ne Bosnje, gjersa ishte gjalle Jusuf Barcici, nje kryevehabi. A thua valle edhe myftiu i Bosnjes, Mustafa Cerici u zgjodh ne menyre te paligjshme. E njejta gje po ndodh edhe ne Shqiperi, etj. Mos i mendoni mesimet fetare ne kete forme dhe menjehere te gjejme arsye, po luteni qe rasti ne Maqedoni te mos jete keshtu sipas fetvase, se mjere ato xhemate qe falen pas imameve ilegale. selame