Imami i xhamisë Isa Beu në Shkup, Ramadan Ramadani sot edhe njëherë kundërshtoi vendimin për shkarkimin e tij nga Muftinia e Shkupit. Ramadani tha se kundërshton tendencat për nxitjen e ndarjes në mesin besimtarëve nga ana e BFI-së. Ramadani gjithashtu thotë se ai dhe xhemati i tij nuk dëshirojnë të largohen nga mbikqyrja dhe krahët e BFI-së.
“Ne si antarë të këtij xhemati reagojmë në atë mënyrë që ne së pari kategorikisht nuk pranojmë asnjëfarë stigmatizimi të xhamisë tonë të ndarë nga BFI-ja e asnjë kurfarë ndarje të xhematit tonë në asnjë baze, as etnike e as politike. Asnjë vendim nuk duhet të shkaktojë provokim të ndjenjave fetare e as të prishë qetësin e xhamisë dhe solemnitetit dhe paqes së riteve fetare që kryhen në këtë xhami”, Ramadan Ramadani, imam në Xhaminë Isa Beu në Shkup.
Nga Muftinia e Shkupit thonë se vendimi për shkarkimin e Ramadanit erdhi pas shkeljes nga ana e tij të kushtetutës së BFI-së dhe mos respektimit të parimeve të këtij institucioni.
“Çdo tentim për ta bërë vendimin jo legjitim dhe arsyetimi i tij i sotshëm para mediumeve është dhe një dëshmi e gjallë se strukturat kriminelo-vehabiste, ku bën pjesë edhe Ramadan Ramadani nuk respektojnë institucionin, nuk respekton kushtetutën e BFI-së, rregulloren e punës, sistematizimin, hierarkinë dhe bëhet sikur nuk dinë se kush janë detyrat dhe kompetencat e tij para Myftinisë së Shkupit”, thotë Ismet Bytyqi, përfaqësues i Myftinisë së Shkupit.
Ndërkohë besimtarët thonë se nuk duan që imami i tyre Ramadan Ramadani të shkarkohet nga posti meqë ata janë të kënaqur nga puna e tij.
“Le të mbetet, ka 7 vjetë që është këtu, ne e duam, i gjithë xhemati dhe jo veq një ose dy njerëz”.
“Xhemati i kësaj xhamie këtë imam e duan, xhemati e duan. Ka 7 vjetë që është këtu dhe nuk kemi problem me të. Këtu është fajtor molla Sula, kryetari i BFI-së se Ibrahimi nuk ka faj atë e kanë dërguar. )
Edhe nga Myftinia e Shkupit edhe Ramadan Ramadani kanë paralajmëruar se nëser do të jenë prezentë në xhaminë e Isa beut për të falur namayin e xhumasë. Ndërsa nga MPB nuk kanë përjashtruar mundësin e pranisë së shtuar të policisë para xhamisë./alsat-m/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!