Zënkë në xhaminë ISA BEU në Shkup

Myftinia e BFI në Shkup, sot ( e premte 25 qershorë 2010) në xhaminë e “Isa Beut”  në Shkup kanë qenë të penguar të kryen shërbimet fetare – hutben dhe namazin e xhumasë nga Ramadan Ramadani, i cili nga Myftinia e Shkupit ditë më parë ka qenë i suspenduar nga puna për shkak të shkeljeve të herë pas hershme të Kushtetutës së BFI-së dhe rregullave dhe punës.

Për suspendimin e tij nga puna ka qenë i njoftuar me kohë nga Myftinia e Shkupit dhe në lokalet e Myftinisë një ditë më parë ( të enjten) ka pranuar të njëjtin dhe ka deklaruar se do të respektoj vendimin e Myftinisë së Shkupit.

Përkundër asaj që ka thënë një ditë më parë , sot ( e premte) ai i organizuar me njerëz të armatosur,  duke përdorur edhe forcën, kanë penguar që Myftiu i Shkupi të mbajë  hutben dhe të falë namazin e xhumasë .

Me qëllim për ti ikur një konflikti me përmasa më të mëdha dhe që bien ndesh më mësimin islam, Myftiniu i Shkupit, të punësuarit në Myftini dhe disa nga besimtarët në mënyrë demonstrative kanë lëshuar xhaminë e “Isa Beut”.

Këtë gjest të Ramadan Ramadanit., Myftinia e BFI-së në Shkup e dënon ashpër ngase me veprimet e këtilla personi në fjalë mes myslimanëve shkakton fitne, përçarje dhe ndasi.

Si rezultat i kësaj, duke marrë parasysh faktin se namazin e xhumasë nuk mund të falë pa bekimin (dekretin ) e BFI-së, askush, falja e namazit të xhumasë në xhaminë e “Isa Beut” është e jashtëligjshme dhe kundër dispozitave islame.

Për çdo veprim të marrë nga Myftinia e Shkupit në lidhje me problemin që po lind në xhaminë e “Isa Beut” në Shkup, do të jeni të informuar me kohë.

Çdo deklaratë e dhënë në lidhje më këtë nga persona jashtë Myftinisë së Shkupit do të jenë vetëm spekulime që do të çojnë ujin drejt ndarjes së myslimanëve në vend, mësim që e praktikon R.R dhe personat që më dhunë hynë në xhaminë e “Isa Beut”.

(BIM)

Gjithashtu mund të lexoni

3 Komente

  1. Abeja

    A nuk paten frike nga Allahu xh.sh. keta?! Cila Shkolle i mesoi keshtu te sillen ne Xhamia? Me cfare arsyetimi do dalin para Zotit diten e gjykimit?! Zoti e denofte ate te ashtuquajtur Hoxhe qe nderhyni ne faljen e Xhumase! Athua valle si jane falur ky xhemate ate dite,duke pase frike nga Zoti e duke kerku falje apo duke u sha mes veti!!!

  2. DETI

    Selam alejkum Të nderuar vëllezër incidenti i fundit në xhaminë e isa beut është konspiracioni i fundit i kreut të Bfisë për shkatërrimin e imazhit të këtij institucioni, për fat të keq të besimtarëve monstrumi i quajtur Sulejman rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij asnjëher nuk e panë të arsyeshme të mirren me problemet e besimtarëve,pas skandaleve të kryetarit me djalin e tijë,shoferin dhe drogën më në fund u zbulua skandali i piramidës me sekretarin gjeneral të BFI-së Afrim TAIRI i cili i ka mashtruar disa hoxhallarë të rinjë dhe i ka inspiruara që të anëtarëohen me një shoqatë piramidale qifute për përfitime private njëri ndër tyre është djali i muftiut të kërçovës, poashtu edhe një pjesë e rijasetit të Bfi-së,kurse sa i përket rastit të rrahjes së Muftiut të Muftinis së Shkupit Ibrahim Shabani, Afrim Tairin Abaz Islamin dhe Sabedin Ameti, rasti ka ndodhur kur hajdutët Legal (BFI-MUFTINI) ka në shkuar të largojnë imamin (Hajdutin Ilegal) i cili ka qenë i siguruar nga disa hajdutë ILEGAL(aktivista partiak të BDI-së)(VEHABISTA) më në fund luftën e fituan hajdutët ilegal rrofshin
    selam alejkum

  3. Unejsi

    Të nderuar vëllezër,ngjarja e fundit është katastrofale, akt i turpshëm dhe skandaloz. Mendoj se kësaj gjendje janë duke i prirë disa njerëz të punësuar në Institucionin BFI dhe në Muftininë e Shkupit të cilët asnjëherë nuk çajnë kokën për besimtarët islam por vetëm për xhepat e tyre.
    Pa dyshim se aktin e denoj si të turpshëm, por ky far Muftiu i dhunshëm i cili ka marrë postin e Muftiut që sillet si KPADAI nëse ka vetëm një fije turpi, burrërie dhe imani menjëherë duhet të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të shkojë në shtëpi.

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!