Është shprehur kështu Numri 1 i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Mehmet Ali Shahin në një takim zhvilluar në Ankara me Kryetarin e Senatit të Jordanisë, Tahir Al Masri.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Mehmet Ali Shahin deklaroi si të papranueshme nismat e Izraelit për të ndryshuar strukturën e Jerusalemit.
Mehmet Ali Shahin priti dje në takim, në zyrën e tij në Parlament, Kryetarin e Senatit të Jordanisë, Tahir Al Masri.
“Burimi i problemeve në Lindje të Mesme është çështja palestineze”, tha Shahin, ndërsa theksoi mbështetjen e Turqisë për zgjidhjen me dy shtete.
Kryeparlamentari Shahin gjithashtu vuri në dukje se aktivitetet e Izraelit për të ndryshuar strukturën e Jerusalemit janë të papranueshme.
Ndërsa deklaratën e nënshkruar ndërmjet Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Turqisë për heqjen e vizave, Mehmet Ali Shahin e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm.
Edhe Kryetari i Senatit të Jordanisë, Tahir Al Masri shprehu kënaqësinë dhe mbështetjen e vendit të tij për lidershipin e Turqisë dhe rëndësinë që ajo i kushton çështjes palestineze./trt/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!