Shiizmi: Sheiku i Al Az’harit i pergjigjet myftiut saudit

Drejtori i universitetit Al Az’har të Egjiptit, deklaroi se sekti shiit është një nga sektet më të mëdha islame dhe ndjekësit e këtij sekti ashtu si myslimanët e tjerë të botës, respektohen nga Al Az’har. Sheik Ahmed Al Tajeb, në një intervistë me gazetën kuvajtiane Al Vatan theksoi se shiitët dhe sunitët janë dy krahë të ummetit islam dhe shiitët kanë rrënjë në historinë 1400 vjeçare të Islamit, prandaj ata nuk mund të ndahen nga Islami.

Sheiku i Al Az’harit shtoi se ashtu si një numër i madh i dijetarëve dhe studentëve të Ahl Suntetit, studiojnë në Iran, edh universiteti Al Az’har është i gatshëm të presë studentë shiitë iranianë dhe në lidhje me këtë janë zhvilluar bisedime me dijetarë të mëdhenj shiit në Iran.

Vlen të theksohet se deklaratat e Sheik Ahmed Al Tajeb, u bënë në përgjigje të deklaratave të Sheik Ahmed Ben Saad Ben Hamdan Al Hamdan, një nga dijetarët selefi vahabi të Arabisë saudite, i cili para disa ditësh i kërkoi Al Az’harit që duke i shpallur shiitët të pafe të sqarojë qëndrimin e botës islame ndaj shiizmit./irib/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!