Izraeli vendos lehtësimin e bllokadës për Rripin e Gazës

Këshilli Izraelit për Sigurinë (ISC) vendosi lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës.

Vendimi u mor pas reagimeve të fuqishme në botë pas sulmit të përgjakshëm të komandove izraelit ndaj flotiljes humanitare më 31 maj, ku humbën jetën nëntë shtetas turq.

“U vendos liberalizimi i sistemit për importin e mallrave në Gaza dhe zgjerimi i listës së materialeve për projektet civile, që janë nën mbykëqyrje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e rastit.

Hiqet gjithashtu edhe ndalimi për materialet mësimore, kompjuterat, letrat, librat dhe lodrat.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!