Klinton: Sanksionet e reja ndaj Iranit, më të rreptat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se projekt-rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit për sanksione shtesë ndaj Iranit, përmban masat më të ashpra me të cilat Republika Islamike është përballur ndonjëherë.
Ky paralajmërim është lëshuar nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila gjatë vizitës së saj në Kuito, kryeqyteti ekuadorian tha se sanksionet e reja ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor do të kenë një “impakt real”.

Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane vjen pak kohë  para  se te diskutohet për sanksionet shtesë ndaj Iranit ne Këshillin e sigurimit. /alsat-m/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!