Policia shton kontrollin në Karadak

Policia e Maqedonisë ka intensifikuar kontrollin në rajonin e Karadakut të Shkupit. Gjatë ditës së diel, helikopterë të policisë kanë patrulluar gjatë gjithë ditës mbi fshatrat malorë, Brezë, Malinë, Goshincë dhe në kufirin me Kosovën. Gjithashtu, banorë të këtyre viseve kanë pohuar se janë dëgjuar krisma, por policia mohon të ketë ndonjë incident. “Fluturimet e helikopterëve janë të rregullta, pasi ata duhet të përmbushin një normë të caktuar të orëve që duhet t’i fluturojnë brenda një kohe të caktuar.

Sa i përket krismave, nuk kemi të regjistruar ndonjë incident të ndodhur, por mund të jetë ndonjë krismë e zakonshme që shpeshherë ndodhë në këtë rajon”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ditëve të fundit është vërejtur prani më e madhe e forcave të policisë edhe në rajonin e Tetovës.

(LAJMPRESS)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!