Në Strugë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare kundër diskriminimit racor në rajonin e Ballkanit.
Struga shumeëtnike, shumëkonfesionale dhe shumkulturore, është shembull i bashkëjetesës së barabartë ku nuk ka diskriminim racor. Në administratën e pushtetit lokal dhe në ndërmarrjet publike, komunitetet pakicë janë përfshirë proporcionalisht pa diskriminim- tha kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, në fjalën e rastit, në hapjen e kësaj konference kundër diskriminimit racor në Ballkanin perëndimor. Ministri pa resor në Qeverinë e Maqedonisë, Nexhdet Mustafa, pasi përshëndeti në emër te Qeverisë, theksoi se është kënaqësi, kur nga kryetari i komunës në mënyrë konkrete dëgjohet se nuk ka diskriminim në punësim e përfaqsim adekuat të komuniteteve pakicë.
Kryetari i Bashkimit të Egjiptianëve të Ballkanit, Rubin Zemon, në hapje theksoi se këto konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta, ku marin pjesë edhe avokatët e popullit dhe përfaqsues të qeverive për të drejtat e njeriut, në masë të madhe do të ndikojë të parandalojë diskriminimin e romëve, egjyptianëve dhe ashkalive, si komunitete më të theksuara nga diskriminimi racor.
Në hapje përshëndeti edhe Avokati i Popullit nga Mali i Zi, Shuqko Beqkoviq, duke potencuar se pjesëmarrja e avokatëve të popullit është kontribut për luftën kundër diskriminimit racor.
Realizimin dhe mbajtjen e këtyre tryezave në kuadër të projektit përkatës mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Konferenca ndërkombëtare me temë boshte “Pjesëmarrja aktive e komuniteteve të rrezikuara nga diskriminimi racor në Ballkanin Perëndimor”, që është kushtuar çështjes se si të angazhohen grupet etnike që i nënshtrohen diskriminimit racor në jetën publike në vendet në Ballkanin Perëndimor. Kjo është tryeza e gjashtë e rrumbullakët e cila është deri më tani është mbajtur në pesë vendet e rajonit: Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Tryeza e rrumbullakët ndërkombëtare “Pjesëmarrja aktive e komuniteteve etnike të rrezikuara nga diskriminimi racor në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrin pjesë më shumë se 50 pjesëmarrës nga Qeveria, Komisioni Europian, OSBE, OJQ-ve, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucione akademike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë tryezë, që zhvillon punimet dyditore në Strugë, pos përfaqsuesve të shoqatave joqeveritare, OSBE-së, dhe përfaqsuesit e pushteteve vendore dhe qëndrore, janë edhe Avokati i Popullit nga Mali i Zi, Shuqko Beqkoviq, Hilmi Jashari, zëvëndës Ombudspersoni nga Republika e Kosovës, Skënder Halluci, zv. Avokati i Popullit nga Shqipëria, Violeta Çoriq, nga Departamenti për të Drejtat e Pakicave nga zyra e Avokatit të Popullit nga Sërbia dhe Snezhana Teodosievska-Jordanoska, këshilltare në Zyrën e Avokatit të Popullit në Maqedoni.
(INA)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!