Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se ai beson se Irani do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe trysnitë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për programin bërthamor të tij.
Duke folur në një konferencë shtypi në Nju Jork në margjinat e konferencës së OKB për mospërhapjen e armatimit bërthamor, Ahmadinexhad tha se përderisa Republika Islamike nuk i mirëpret sanksionet, ajo as që ka frikë nga masat e tilla.
Ai megjithate paralajmëroi se miratimi i sanksioneve të reja, nga këndvështrimi i qeverisë së tij do ta bllokonte mundësinë e çfarëdo përmirësimi të lidhjeve ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve.
Ahmadinexhad poashtu tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore, siç ka bërë Korea Veriore.
(BOTA SOT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Presidenti Iranian, në përgjigje të një pyetje provokative në lidhje me fshehjen e Bin Ladenit në Iran, deklaroi: Bin ladeni ndodhet në Uashington, sepse ai kishte marrëdhënie të mira me ish presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ata bashkë ishin aktivë në sferën e naftës, kurse Bin Ladeni asnjëherë nuk ka punuar me Iranin.
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinezhad i cili po merr pjesë në konferencën për rishikimin e traktatit NPT në Nju Jork, në një intervistë me rrjetin Tv CBS, deklaroi: Tashmë ka kaluar koha e dhunës së këtillë dhe është në interes të vendeve agresore që në bazë të ligjeve, përballë popullit iranian të zgjedhin miqësinë dhe drejtësinë.
Mahmud Ahmedinezhad, në fund tha: Qëndrimi i Iranit përballë terrorizmit dhe terroristëve është plotësisht i qartë.