Pyetja:
Pyetja ime është kështu..Disa dite lexova një fetva nga Dr. Enes Ljevakoviq rreth sunnetit te iqindisë dhe jacisë. Dijetari kështu thote “kur është fjala te suneti i jacisë, ai në medh’hebin hanefi klasifikohet si namaz vullnetar (tetavvu’) për të cilin, në veprën “El-Asl” thuhet se është mirë që të falet në saje të analogjisë me namazin e drekës, ku është e preferuar falja e nafileve si para, ashtu edhe pas farzit. Për çdo rast, falja e nafileve ka bazë, kurse numri i reqateve nuk është i fiksuar, andaj dhe nuk ka ndonjë pengesë që të falen katër apo më shumë reqate para farzit të jacisë…”
Me ra rasti me një debat te kem përmes shkrimit dhe unë e potencova këte cështje mirëpo një prej tyre e beri këte pyetje “desha te di argumentet qe e lejojnë te falen para jacisë 4 apo me shume rekate.”
Unë i citova edhe njëherë se dijetari e ka cek sipas medhhebit hanefi ne vepër. Atëherë nëse mundeni te me tregoni a ka ndonjë argumente tjetër për te. Allahu ju shpërbleftë dhe qofte i kënaqur me ju! Fatimja
Përgjigja:
Bismil-lahirrahmanirr-rrahim
Elhamduli-lahi rab-bilalemine, ve s-salatu ves-selamu ala resulina Muhamed s.a.v.s. ve ba’d.
E nderuar, fillimisht po theksoj se pajtohem plotësisht me fetvanë e dr. Enes Ljevakoviqit, ngase fetvaja është plotësisht profesionale, andaj vetëm po bëjë përpjekje të sqaroj diçka nga kjo sferë.
Në terminologjinë e sheriatit Islam për namazet vullnetare (tettavu) përdoren dy termine që janë: En-nefl ose en-nevafilu dhe nocioni es-sunne. Nocioni en-nefl është më gjithëpërfshirës se sa nocioni es-sune, që nënkupton se çdo sunet është nafile, e çdo nafile nuk është sun-net.
Namazet sunete janë:
- Sunete që i bashkëngjiten farzit,
- Sunete të ndara, të veçanta nga farzi.
Namazet nafile-sunet që i bashkëngjiten farzit janë dy lloje: sunete muek-kede (sunete të forta) dhe sunete gajri muek-kede (sunete jo të forta). Për namazet nafile që janë sunete të forta pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush i ruan, i falë 12 rekate namaz për çdo ditë dhe natë, Allahu atij do ti ndërtojë një pallat në xhenet, e që janë; 2 rekate para farzit të sabahut, 4 rekate para farzit të drekës dhe 2 rekate pas farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 rekate pas farzit të jacisë”. (Imam Termidhiu)
Pra nga ky hadith qartë vërehet se këto 12 rekate sunete janë sunete të forta, kurse suneti i Iqindisë dhe suneti para farzit të Jacisë janë sunte jo të forta (gajri muekede), dhe për faljen e këtyre namazeve nuk ekziston tekst nga suneti (Hadith) që përkufizon numrin e rekateve, sikur që ekzistonte për sunetet muek-kede, porse nga porosia e përgjithshme që është “Mes çdo dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz me përjashtim në namazin e akshamit” Andaj dijetarët islam duke punuar me këtë porosi, sunetin e iqindisë e bënë analogji (kijas) me sunetin e drekës që falet katër rekate e që vërtetohet me hadithin e më parë përmendur, ky është mendimi i ebu Hanifes.
Allahu e din më së miri!
___________________
Jusuf Zimeri
Mars, 2009
BIR©breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!