Falja e namazit të xhumasë nga ana e femrave

Pyetja:

Esselamu alejkum! Doja të pyesja se a duhet që edhe vajzat të falin namazin e xhumasë, dhe a lejohet që ai të falet në shtëpi?

Përgjigjje:

Bismil-lahirrahmanirr-rrahim.
Elhamdu lil-lahi,rab-bil Alemine, ves-salatu ves-selamu ala resulina Muhamed (s.a.v.s.) ve ba’d.

Motër e nderuar, nga kushtet e namazit të xhumasë është që falësi të jetë mashkull, që nënkupton se namazi i xhumasë është obligim (farz) vetëm për meshkujt[1], e jo edhe për femrat. Mirëpo, nëse femra ka prezantuar në faljen e namazit të xhumasë, namazi i saj është i vlefshëm dhe lirohet nga namazi i drekës[2]. Femrat kanë për obligim që në shtëpi të falin namazin e drekës rëndomë sikur çdo ditë tjetër. Namazi i xhumasë nuk mund të falet në shtëpi as për meshkujt që e kanë obligim (farz) e jo më për femrat që nuk e kanë obligim.

Vall-llahu ealem.

____________________
[1] Shejh Alaudin Abidin, el Hedijetul alaijetu f.151. Dr. Salkini Ibrahim Muhamed , El fikhul islamij p.1 Ahkamu es-salat f.231.-Hfz.
[2] Abazi Irfan, Namazi i Xhumasë f. 19 Shkup.

___________________
Jusuf Zimeri
Prill, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!