Pyetja:
Esselamu alejkum!
A është e lejuar që abdes të marrim edhe në banjë, duke e pasur parasysh se në të përfshihet, përgjithësisht, edhe ËC-të?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdulil-lahi rab-bilalemine, ves-salatu ves-selamu ala resulina Muhamed s.a.v.s. ve ba’d
I nderuar sa i përket marrjes abdes në banjë, është veprim i lejuar dhe nuk paraqet ndonjë problem. Arsyeja është se banjat janë të pastra pavarësisht se janë të shoqëruara me WC. Aty nuk ka ndyrësirë, andaj edhe mund të marrish abdes pa problem.
Vall-llahu ealem
__________________
Jusuf Zimeri
Korrik, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!