Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Çdo krijesë i beson, i përulet dhe i bënë sexhde Allahut xh.sh. në formën e vet. Krijesat e vetme që kanë mundësi të mos e besojnë Allahun xh.sh. dhe të mos i bëjnë sexhde janë njerëzit dhe xhinët, sepse vetëm këto krijesa kanë alternativën e zgjedhjes në veprim apo mos veprim. Pra krijesat tjera besojnë në Allahun xh.sh., i luten atij (falen) në formën e vet përfshirë edhe kafshët edhe shtazët e edhe bimët. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: ”E Atij i është dorëzuar gjithçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.” (Ali Imran, 83). Pastaj ajeti tjetër thotë: “Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit)”. (Er-Rahman, 06)
Pra nga kjo nënkuptohet se të gjitha krijesat tjera i bëjnë sexhde Allahut, por normalisht jo sikur ne por në formën e tyre. Shpjegimi për to është i gjerë.
Vall-ahu e’alem!
______________
Jusuf Zimeri
Korrik, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!