Tregtarë i aftë, por edhe bamirës i madh

Transmetohet se kur muslimanët u shpërngulën në Medine nuk kishin ujë të mjaftueshëm.  Në Medine ndodhej një pus që ishte pronë e një çifuti.  Ai ua shiste ujin muslimanëve. Të gjendur para një situata të tillë.  I dërguari i Allahut duke u folur myslimanëve tha: “Kush e blen pusin “Roma” unë i garantoj ujë nga uji i xhenetit.”

Othmani r.a nuk qëndroi duarkryq u ngrit dhe menjëherë shkoi tek çifuti e i tha: “Dua ta blej pusin.” Çifuti duke e ditur përse e blenë e ngriti çmimin dhe i tha: “Po! Ta shes për pesëdhjetë  mijë derhem.” Kjo ishte shumë e madhe për një pus. Por Othmani si një tregtarë i aftë dhe ekonomist i zgjuar tha: “Jo! Unë nuk kam nevojë për të gjithë pusin. Kështu që ma shit gjysmën e tij. Ti përdore pusin një ditë kurse ditën tjetër e  përdorim ne.” – “Dakord!” u përgjigj çifuti, dhe u morën vesh që Othmani ta blej gjysmën e pusit për dymbëdhjetë mijë derhem. Menjëherë  Othmani shkoi tek muslimanët dhe u tha: “O muslimanë mund të mbushni ujë tek pusi Roma sa të doni dhe mundoheni që ditën që do ta keni radhën të mbushni rezerva për dy ditë. Ditën që e kishte radhën Othmani, të gjithë njerëzit mbushnin ujë falas. Kurse ditën tjetër askush nuk afrohej tek pusi. Duke parë këtë gjendje çifuti shkoi tek Othmani e i tha: A, e blen edhe gjysmën tjetër o Othman? – Po i tha Othmani, e blej për tetë mijë derhem.  Çifuti u pajtua me çmimin dhe ranë dakord. Kështu pusi që kushtoi pesëdhjetë mijë derhem, Othmani r.a e bleu për njëzet mijë.

Mesazhi

Është  njohuri e përgjithshme tek ne se çifutët janë njerëzit më të aftë sa i përket tregtisë dhe ekonomisë. Por, ja që kjo tregon se myslimani i vërtetë di si të gjinden në të gjitha situatat. Ka shumë njerëz që duke dashur të kontribuojnë në projekte bamirësie shpërdorojnë para të majme. Kurse ngjarja e Othmanit r.a tregon se muslimani duhet të sillet me mençuri në çdo situatë. Gjithashtu kjo tregon edhe diçka tjetër, që kur të bësh një punë të mirë, nuk duhet ta përmendsh të njëjtën, sepse Othmani edhe pse e bleu këtë pus asnjëherë nuk e përmendi më pas.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!