Falja e namazit sipas medh’hebeve tjera

Pyetja:

Selamun alejkum!
Kam një pyetje, a është e pranueshme që në namaz të falen disa te rinj ne medh’hebe të tjera si për shembull si ne tokat arabe? Ju faleminderit!

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Ne si myslimanë të trevave tona në çështje praktike të jurisprudencës islame zbatojmë medhhebin Hanefij, përfshirë edhe faljen e namazit. Kjo nuk nënkupton se të tjerët që falin namazin sipas medhhebit Shafij, Malikij apo Hanbelij, namazi i tyre është i pa vlefshëm. Këtë nuk e themi as nuk e ka thënë askush nga dijetarët islam. Andaj edhe te ne që disa të rinj po falin namazin jo sipas medhhebit hanefij, por sipas medhhebeve të tjera, nuk na pengojnë neve, përkundrazi ajo që na pengon neve është thëniet dhe akuzat e tyre se namazi i jonë sipas medhhebit hanefij nuk është i vlefshëm. Kjo është e pa tolerueshme, edhe pse qe unë do të kisha thënë se ata nuk falen sipas asnjë medhhebi, sepse nëse me kujdes i shikojmë namazet e tyre ata, në një namaz i kanë të ngatërruar të katër medhhebet. Kjo është ajo që na len të mendojmë për tendencën e tyre.

Allahu e di më së miri!

___________
Jusuf Zimeri
Gusht, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!