Deputeti Hasani fton qytetarët t’i bashkohen iniciativës për dënimet e krimeve të komunizmit

Deputeti Nait Hasani, ka përsëritur kërkesën e tij për dënimet e krimeve të komunizmit, duke shtuar edhe kërkesa të tjera për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe për Universitetin e Prishtinës që të heqin titujt akademik dhe titujt e nderit për ish-udhëheqësit komunistë.

Hasani po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që janë persekutuar nga sistemi komunist që t’i bashkohen iniciativës së tij. Në një konferencë për media, deputeti ka thënë se duhet kuptuar partitë politike që duan t’i heshtin këto krime për shkak të votave të tyre, mirëpo ka kërkuar nga shoqëria civile dhe qytetarët të i bashkohen kërkesës për dënimin e krimeve të shkaktuara nga komunizmi për 50 vjet.

Duke iu përgjigjur akuzave të disa prej ish udhëheqësve komunistë, të cilët deputetin Hasani e kanë quajtur të sëmurë psikik, ai ka thënë se kjo është dëshmi që ata as sot nuk kanë hequr dorë nga mentaliteti i së kaluarës së tyre komuniste.

Megjithëse nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, dje është thënë se Kuvendi nuk do të merret me të kaluarën, por do të punojë për të nxjerrë ligje për jetë më të mirë të qytetarëve, Hasani beson se legjislativi i vendit shumë shpejt do ta nxjerrë një rezolutë që do të dënonte krimet e komunizmit, ngase kjo është edhe kërkesë e BE së.

(BOTA SOT)

P.S. Rubrika "Shtypi" është krijuar për të sjellë tekstet që publikohen në mediumet e ndryshme, të cilat prekin çështjet e Islamit dhe të myslimanëve në përgjithësi. Redaksia e portalit "Breziiri.com" nuk qëndron prapa këtyre teksteve dhe jo çdo herë pajtohet me përmbajtjen e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!