Ruajtja e Kur’anit nga falsifikimet

Pyetja:

Esselamu alejkum. Hoxhë i nderuar Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni. Më intereson çështja se a ka mundësi që ndonjë organizat të shtyp Kur’anin, duke e falsifikuar atë, dhe si duhet ta kuptojmë ajetin kur’anor ku thotë se Allahu e ka marr përsipër ruajtjen e Kur’anit?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar vëlla, është shumë e vërtetë se ruajtjen e Kur’anit Allahu xh.sh. e ka lënë në kompetencat e Tij kur thotë se “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe ne e ruajmë atë nga ndryshimet”(El-Hixhr, ajeti 9). Megjithatë, ka mundësi që ndonjë organizatë të shtypë Kur’an fals, apo të devijuar siç ka pasur raste edhe më parë, porse nuk ka mundësi që ai Kur’an të plasohet në mesin e popullatës islame dhe të përdoret sepse garancia e ruajtjes së mosdevijimit është në duart e Allahut xh.sh. Një prej metodave të ruajtjes së Kur’anit që Allahu i ka mundësuar njeriut është edhe nxënia përmendësh – hifzi i Kur’anit. Pra hafëzllarët janë rojtarët e parë të Kur’anit në rruzullin tokësorë. Andaj nëse dikush tenton të bëjë falsifikim të Kur’anit, atëherë hafëzllarët me të dëgjuar reagojnë, sepse është shumë interesante se hafizat që e dinë Kur’anin përmendësh kur e dëgjojnë ndonjë ajet të Kur’anit që lexohet gabimisht shumë keq u tingëllon në veshin e tyre saqë nuk kanë mundësi të mos reagojnë.

Andaj themi nuk ka mundësi të falsifikimit të Kur’anit, sepse në botë kemi me mijëra e miliona rojtarë të Kur’anit. Për ata Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Më të ndershmit e Ummetit tim , janë bartësit (hafëzat) e Kur’anit”.

Vallahu elaem!

____________
Jusuf Zimeri
Shtator, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!