Një sqarim për Muhammed ibn Abdul Vehabin

Selamun alejkum!

Profesor i nderuar desha t’ju pyes, tërë këto akuza që janë kundër Muhammed ibn Abdul-Vehhabit, a kishte qenë më mirë dhe me bindëse për lexuesit qe të tregohet dhe sqarohet vendi ose emri i librit te Muhammed Ibn Adul-Vehhabit, faqja se ku ka thëne ai ashtu p.sh. Ajetet që kanë ardhë për jobesimtarët ai i ka komentuar për besimtaret? Si dhe thëniet tjera në përgjithësi? Allahu u a shperbleftë! Me selame!

Përgjigje:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar nuk kam të qartë shumë nga pyetja e juaj, por mendoj se të gjitha kritikat që i janë bërë mendimeve dhe interpretimeve të Abdulvehabit kanë edhe burimin e tyre dhe janë të regjistruara në literaturën islame. Sa libra dhe vepra ka që i kundërvihen Abdulvehabit, ata janë të shumtë e ju pikërisht në këtë Webfaqe keni një punim ku përmenden emrat e autorëve dhe titujt e librave që i kundërvihen Abdulvehabit, e ju mund të zgjidhni cilin do libër prej tyre e të lexoni.
E nëse keni fjalën për njerëz të cilët shkruajnë dhe debatojnë pa informata të sakta dhe precize, ne nuk bartim kurrfarë përgjegjësie për ata, por secili bartë përgjegjësinë për veten e tij.
Me nderime!

_____________
Jusuf Zimeri
Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!