Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
I nderuar, këtë që e thoni ju është komentim qëllimisht i gabuar i orientalistëve, të cilët përmes këtij komenti kanë synuar të argumentojnë se Kur’ani ka kundërthënie mes veti, dhe si i tillë nuk mund të jetë fjalë e Allahut, porse ky Kur’an është vepër e Pejgamberit a.s. Pavarësisht nga tentativat e tyre, dijetarët islam gjejmë se bëjnë interpretimin dhe komentimin e duhur të këtyre ajeteve dhe me bindje dhe argumente vërtetojnë se nuk Kur’an nuk ka fare kundërthënie.
Bota është krijuar për 6 ditë ashtu siç thotë Kur’ani Fisnik: “Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është përcjellës i asaj që punoni.” (El-Arafë, 54).
Sa i përket ajeteve 9-12 të sures Fussilet, dikujt i duhet që t’i interpretoj ato, ashtu si dëshiron ai, që t’i dalë numri 8, e me këtë nuk arrijnë të mposht asnjë realitet tjetër e jo më argumentet kur’anore, përveç se të dëshmojë për paditurinë e tij.
Ajetet në fjalë kanë krejtësisht komentime të kundërta nga ajo llogari që i bëjnë orientalistët andaj ato dijetarët islam i shpjeguan si vijon. Ajeti nr. 9 i sures Fussilet ku thotë “e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve”!
Pra ajeti është i qartë se toka u krijua për dy ditë, pastaj vjen ajeti i dhjetë i kësaj sureje dhe thotë “Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Nga kjo nënkuptohet se për dy ditë e krijoi tokën dhe për dy ditë tjera që në të vuri kodra të forta të mira dhe begati për të krijuar kushte për jetë, ata bëjnë gjithsej katër ditë. Pastaj pas krijimit të tokë dhe kompletimit të krijimit duke krijuar kushte për jetesë, Allahu xh.sh. ndërron qasjen duke thënë “Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve”. Pra dy ditë të krijimit të tokës ishte faza e parë e krijimit, kurse dy ditë tjera ishte faza e kompletimit të të mirave dhe begative të nevojshme për jetë në tokë, e ata bëjnë katër si thotë edhe vetë ajeti, pastaj edhe dy ditë të krijimit të qiejve gjithsej bëjnë gjashtë, ashtu si thotë edhe ajeti 54 i sures El-Arafë, pra qartë vërehet se nuk ka kurrfarë kundërthënie/kontradikta në Kur’an.[1]
Ajo që është interesantë të theksohet është mendimi i dijetarit të famshëm egjiptian Muhamed Muteveli Sha’raviut i cili në komentimin e këtyre ajeteve nxjerr në pah një realitet tjetër duke thënë: “Ky ajet dallon nga ajetet tjera para tij, ngase ky ajet fillimisht u drejtohet jobesimtarëve duke u thënë “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë?” pra, sikur Allahu paralajmëron se jobesimtarët e mëvonshëm në kohërat shumë më të vonshme do të tentojnë që përmes këtij ajeti të fusin huti dhe dyshim në mesin e muslimanëve.”
Allahu e di më së miri!
________________________________________
[1] Kështu i komentuan komentatorët -mufesirët e Kur’anit këto ajete . Shih tefsirin “Xhamiul Ahlak” të Imam Kurtubiut, “Tefsirul-Bugabij”, “Fi dhilalil-Kur’an” të Sejjid Kutubit, “Havatir “ të Sha’raviu dhe shumë tefsirë të tjerë.
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!