Esselamu alejkum!
Si e sheh islami prishjen e virgjërisë në rrethana të palejuara islamikisht dhe a më falet një veprim i këtillë?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
E nderuar, prishja e virgjërisë pa dëshirën e femrës mund të ndodhë vetëm atëherë kur është e përdhunuar apo për shkak të ndonjë sëmundje. Përndryshe prishja e virgjërisë në rrethana që paraqitni ju, pra përmes marrëdhënieve intime seksuale me dëshirën e femrës nuk konsiderohet pa dashje, porse është veprim me qëllim dhe sipas normave të sheriatit islam konsiderohet amoralitet (zina), për të cilin parashihet sanksion i përcaktuar. Për ndryshe femra që e bënë këtë akt, ka për obligim të bëjë pendim të sinqertë te Allahu xh.sh., kurse sa i përket faljes ajo nuk është në dorën tonë porse në dorën e Allahut xh.sh. Pjesa tjetër e pyetjes nuk është e sinqertë, sepse seriozisht ju akoma mendoni ti ruani lidhjet me atë që ua mori virgjërinë, respektivisht bëtë amoralitet andaj edhe nuk ka nevojë për përgjigje.
Vallahu ealem.
___________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!